Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Financave: Nuk ka rrezik falimentimi i shtetit

| rinovuar më 23-03-16 4.48.MD
Rosica Vellkova
Foto: BGNES

Nuk ka rrezik as për falimentim të shtetit, as për ndërhyrje të FMN-së dhe nevojë të marrjes së borxhit të ri, tha për BNT ministrja e financave në detyrë Rosica Vellkova në lidhje me dy skenarët e botuar në mediat për parashikimin afatgjatë të buxhetit. Ajo siguroi se me një deficit prej 3 për qind, siç parashikohet në projektligjin e kabinetit të buxhetit të shtetit për vitin 2023, financat e vendit janë të qëndrueshme dhe nuk ka asnjë kërcënim për bordin monetar.

Njëkohësisht, Vellkova komentoi se nëse vazhdon politika e të hyrave dhe shpenzimeve të 2 viteve të fundit, ekziston rreziku që deficiti të rritet në 7 për qind në 4 vitet e ardhshme. Për të siguruar pagesat për vitin aktual, kabineti propozon vendosjen e një kësti të vetëm të tatimit mbi fitimin për gjysmën e dytë të vitit, njoftoi ministri.

Edhe nënpresidentja Ilijana Jotova tha se vendi ynë nuk po përballet me falimentim. Sipas saj, paralajmërimet e ministrit të financave nga dita e djeshme janë një sinjal për të gjithë klasën politike në kohën kur kabineti zyrtar po përgatit projektin e buxhetit të ri të shtetit për këtë vit. “Shpresoj që në ditët e para, pasi do të nisë nga puna legjislatura e re e Kuvendit Popullor, ky buxhet të miratohet, sepse i gjithë vendika nevojë për të”, tha Jotova. Ajo hodhi poshtë akuzat politike se kabineti dëshiron të grabisë paratë e njerëzve. “Unë besoj në kabinetin zyrtar – përderisa ata punojnë dhe ministrja e financave është Rosica Vellkova, as nuk do të ketë falimentim të shtetit, as nuk do të ketë nevojë për borxhe të reja”, përfundoi nënpresidentja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti nuk tha se kur do të mblidhte parlamentin e ri

Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e..

botuar më 24-06-12 2.51.MD
Deljan Peevski

Peevski: Duhet të ketë një qeveri të rregullt për të stabilizuar vendin

Pres një ftesë nga lideri i forcës më të madhe politike Bojko Borisov dhe GERB-SDS për të gjithë liderët euroatlantikë për të filluar bisedime për të ardhmen e atdheut, thuhet në një pozitë të bashkëkryetarit të DPS-së Deljan Peevski. Lëvizja është..

botuar më 24-06-12 11.29.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria do të mbështesë energjetikën e Ukrainës dhe rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën me eksportin e energjisë elektrike dhe pajisjeve për kompanitë e saj energjetike, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Berlin, përpara një konference mbi rimëkëmbjen ekonomike të vendit të sulmuar. Firmat..

botuar më 24-06-12 9.24.PD