Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Remy dhe Paul, krijojnë histori nga rëra, të frymëzuara nga jeta në Bullgari

Foto: Remy dhe Paul Hoggard

Ata u takuan 20 vjet më parë në një park belg skulpturash me rërë. Ai po krijonte një perëndi prej 19 metrash, ndërsa ngjitur me të ajo po krijonte një perëndeshë rëre. Shikimet e tyre takohen dhe ata e kuptojnë se janë shpirtra binjakë. Që atëherë janë të pandashëm. Remy dhe Paul Hoggard janë ndër artistët e angazhuar profesionalisht në skulpturën e rërës. Angazhimet janë të shumta. Deri më sot, tandemi i artit ka vizituar mbi 30 shtete.


Ai është anglez, ajo holandeze, por ata zgjedhin të jetojnë në Bullgari. Ata kanë një shtëpi dhe tokë këtu. Kur nuk krijojnë mrekulli nga rëra, ata kujdesen për fermën e tyre në fshatin Mihajllovo të rrethit të Stara Zagorës.

Ata flasin mirë bullgarisht dhe pohojnë se Bullgaria është shtëpia e tyre, vendi ku kthehen gjithmonë për të "karikuar bateritë". Pauli pranon se pandemia e Covid-it dhe izolimi gjatë karantinës i bënë të rimendojnë stilin e tyre të jetesës:

E vetmja mënyrë për të ndihmuar veten është të ndihmosh të tjerët. Kështu një ditë, gjatë pandemisë, shkuam në plazh në Burgas dhe filluam të bënim skulptura me rërë, vetëm për të sjellë buzëqeshje në fytyrat e njerëzve. Dhe ata iu përgjigjën me dashuri artit tonë. Kjo na bëri të ndiheshim shumë më mirë. Tani ajo energji vazhdon të na motivojë ne dhe publikun tonë dhe është si një ilaç për shpirtin. Prandaj jemi ende në plazhin e Burgasit, duam të vazhdojmë të krijojmë skulptura dhe art në Bullgari”-thotë Paul.


Tandemi i artit, i cili ka krijuar mijëra skulptura me rërë në të gjithë botën dhe ka fituar miratimin e Mbretëreshës së Anglisë, frymëzohet nga jeta në Bullgari. “Dhe kur njihesh në një histori dhe kulturë kaq të pasur, duhet ta nderosh, ta ndash me të tjerët dhe ta promovosh”, thotë Paul.

Së fundmi, me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së Vasill Levskit, skulptorët përshëndetën qytetarët e Burgasit me një fytyrë madhështore prej rëre të Apostullit. “Për Levskin mësuam pasi pamë të gjitha këto rrugë me emrin e tij dhe monumentet nëpër parqe. Ne studiuam jetën e tij dhe zbuluam se ai është shumë I rëndësishëm për bullgarët, ata e adhurojnë pothuajse sa ... Krishtin! Kjo është arsyeja pse ne vendosëm t'i bëjmë ata të lumtur”, thotë Remy. Reagimet ishin të pabesueshme – duke filluar nga fëmijët dhe deri tek të rriturit, të gjithë e njohën skulpturën e tij prej rëre në plazhin e Burgasit dhe u prekën, madje disa derdhën edhe lot. Ka akoma:

Këtë vit në ditën e hedhjes së kryqit në ujin e detit në plazhin e Burgasit /me rastin e ditës së Ujit të Bekuar/ Ne krijuam një kryq të madh në plazh dhe patëm shumë reagime. Për ditën e Shën Valentinit, ne formuam zemra të mëdha dhe njerëzit vinin për të bërë foto duke u përqafuar. Pastaj ndërtuam fytyrën e Levskit dhe më pas vendosëm të kënaqim banorët e Burgasit me verore prej rëre me rastin e festës së Gjyshe Martës. Verorja është diçka që nuk e kemi parë askund tjetër në botë. Është kaq e bukur, dhe simbolikisht rikrijon figurën mashkullore dhe femërore të ndërthurura në një lloj përqafimi!'

Remy dhe Paul kanë një ëndërr - të krijojnë një Muze të skulpturave të rërës, si dhe një akademi rëre në Bullgari, ku do të zhvillojnë seminare për fëmijë dhe adoleshentë dhe do t'i shëndërrojnë në skulptorët e ardhshëm të rërës. “Dua t’i përkushtohem tërësisht skulpturës, por edhe t’ua përcjell brezave të ardhshëm”, pranon Paul dhe e mbyll duke thënë:

Unë nuk kam lindur në Bullgari, por bullgarët janë vëllezërit dhe motrat e mia dhe kam ndërmend të qëndroj këtu, me popullin bullgar. Adhuroj kulturën, malet, detin, gjithë peizazhin bullgar. Dhe jo, nuk ka asgjë që nuk më pëlqen në Bullgari!”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto dhe video: Remy dhe Paul Hoggard




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD