Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fabrika e lokomotivave dhe vagonëve në Ruse do të pranojë përsëri trenat për riparim

Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives

Në Ruse u hodh fillimi i linjës së parë hekurudhore në Bullgari, që lidh qytetin me kryeqytetin e sotëm detar, Varnën. Në vitin 1866, kur trenat lëviznin përgjatë lumit Danub, u krijua një punishte për riparim, e cila u shndërrua shpejt në një ndërmarrje të madhe me mijëra punëtorë dhe me rëndësi të madhe për qytetin. Nuk ka pothuajse asnjë familje në Ruse që nuk është e lidhur në një farë mënyre me fabrikën e lokomotivave dhe vagonëve në qytet.

Pas vitesh harrimi, një investitor bën përpjekje për ta rimëkëmbur fabrikën, e cila e ndërpreu aktivitetin në vitin 2013. “Pas një dekade prishjeje, 50 ndërtesat në kantier janë në gjendje kritike, së bashku me 10 kilometra rrugë hekurudhore të pashfrytëzuara. E gjithë kjo gjendet në 178 hektarë”, thotë Pllamen Shopov – pronar i kompanisë së re “Uzina për Lokomotiva dhe Vagonë”. Puna për restaurimin e saj ka filluar që nga fundi i vitit 2020 dhe tashmë është bërë jo pak. Salla e kontrollit teknik dhe e riparimeve të lokomotivave është pajisur me instrumentet e nevojshme, dhe do të hapet sërish gjatë këtij prilli. Linjat hekurudhore industriale janë restauruar, janë gati për funksionim dhe tashmë po presin vagonët e parë që duhet të riparohen. Fillimisht aty do të punojnë rreth 30 persona, 150 të tjerë do të punësohen pas hapjes së punishtes së vagonëve, por që të fillojë prodhimi do të nevojiten rreth 500 punëtorë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD
Ljudmilla Petkova

Rezerva fiskale rezultoi të ishte më shumë se 3 miliardë leva (1.5 miliardë euro) më pak se sa u paralajmërua

Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave,..

botuar më 24-04-09 6.19.MD
Petër Ganev

Paqëndrueshmëria politike largon investitorët e huaj

Ekonomia e vendit është në 64për qind të nivelit mesatar evropian. Niveli prej 70 për qind që arriti Rumania ende nuk është kapërcyer. Ajo që e dallon Bullgarinë nga vendet e tjera të rajonit është se ato kanë nivele më të larta investimesh, sundim më..

botuar më 24-04-08 10.13.PD