Prokuroria e qytetit të Sofjes ka paditur Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare sipas Konventës Evropiane për Ekstradimin. Rasti ka të bëjë me kompaninë “NEXO”, ka raportuar BNR.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar për mospërmbushjen e kërkesës së Serbisë për paraburgim të përkohshëm të bashkëthemeluesve të kriptokompanisë, Antoni Trençev dhe Kosta Kënçev. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor, krime kompjuterike dhe punë bankare pa licencë. Më 7 prill, ata zbritën nga Dubai në Beograd. Më 31 mars, kundër tyre u lëshua një urdhër-arresti evropian. Më 7 prill, para Interpolit, ata u deklaruan "viktima të një fushate shpifjesh të motivuara politikisht gjatë fushatës zgjedhore në Bullgari". Interpoli ka kërkuar informacion shtesë nga Sofja dhe ai i është dërguar.Temperaturat minimale të enjten në vend do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Në pjesën perëndimore priten reshje më të konsiderueshme. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të pësojnë ulje dhe..
Agjencia Shtetërore e të Ardhurave dhe Agjencia “Dogana” nisin inventarizimin fizik të stoqeve në “Lukoil” - Bullgari. Këtë e njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Ministrave. Në një mbledhje..
Në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se detyra kryesore e qeverisë në krye me të është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por në..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev njoftoi se sot do të bëjë kallëzim në Prokurori dhe në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për rastin..
Ministri i Transportit Georgi Gvozdejkov do të negociojë drejtpërdrejt prokurimin publik për blerjen e 35 lokomotivave të reja. Ftohen për negociata 4..
Rimbushja e rezervës në ushtri është diçka e ndërlikuar, pranoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ushtria përpiqet ta plotësojë atë..