Një nga thesaret më të shquara bullgare - Thesari i Panagjurishtes, u nis për në Londër. Ai do të përfshihet në ekspozitën “Luksi dhe fuqia: Nga Persia deri në Greqi” në Muzeun Britanik, njoftoi Muzeu Historik Kombëtar. Ekspozita do të hapet zyrtarisht më 4 maj. Ajo tregon lidhjen midis pasurisë dhe politikës në mijëvjeçarin e parë para Krishtit, duke paraqitur objekte të jashtëzakonshme që nga Evropa deri në Azi.
Dr. Boni Petrunova, Drejtore e Muzeut Historik Kombëtar, bisedoi me kuratorin e ekspozitës britanike, Dr. Jamie Fraser. Institucioni më i madh muzeor në Bullgari ka rënë dakord me Muzeun Britanik për të shkëmbyer praktika të mira dhe ekspertë në fushën e punës muzeale, arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore.
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..
Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i..