Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus" SHBA: Evropa mbetet prapa në tranzicionin e gjelbër

Këshilli i Energjisë BE-SHBA, furnizimet me gaz të SHBA në Evropë dhe synimet klimatike

Iskra Mihajllova: Shanset tona për të rinegociuar Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë zero

Foto: BTA

Dy ishin pikët kryesore të këshillit të energjisë BE-SHBA të javës së kaluar - përshpejtimi i tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe angazhimi që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Evropën me energji vitin e ardhshëm, në sfondin e furnizimeve të shkurtuara të gazit rus në Kontinentin e Vjetër. Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, kujtoi se për shkak të angazhimit të BE-së për reduktimin e metanit, BE-ja ishte në gjendje të lëshonte rreth 250 miliardë metra kub gaz - pothuajse dyfishi i asaj që Rusia dërgonte në Evropë përmes detit:

"Në fund të fundit, energjia e besueshme, e përballueshme dhe e sigurt do të vijë vetëm nga një sistem energjie plotësisht i dekarbonizuar që bazohet kryesisht në burime të rinovueshme. Dhe kështu një nga drejtimet tona është të dalim nga kërkesa globale për lëndë djegëse fosile dhe të përdorim energjinë më efikase dhe më shumë. ekonomike."

"Presidenti Putin shpreson se duke ndërprerë furnizimin me gaz, do të pengonte Evropën dhe botën që të përballeshin me agresionin e tij në Ukrainë. Dhe gaboi. Bota po redukton varësinë e saj nga energjia ruse dhe po përshpejton tranzicionin në një ekonomi të gjelbër", tha Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken:

"Këshilli i Energjisë BE-SHBA ka punuar si kurrë më parë për ta bërë Evropën më të sigurt për energjinë. Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm furnizimet me gaz natyror në kontinent, duke siguruar më shumë se 56 miliardë metra kub karburant të lëngshëm blu vitin e kaluar. Për shkak të këtyre përpjekjeve dhe përpjekjeve të tjera, importet e gazit natyror rus ranë në 16 për qind të importeve totale deri në fund të vitit 2022, krahasuar me 37 për qind në mars të vitit të kaluar."

Nënsekretari amerikan i energjisë, David Turk, tha se BE ka qenë një partner i mirë me kursimet 15 për qind të energjisë dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër. Ai e përshkroi si një "arritje të jashtëzakonshme" kursimet e gazit në depo - aktualisht 56 për qind krahasuar me 26 për qind të zakonshme për këtë periudhë - dhe vuri në dukje përparimin në dekarbonizim, por paralajmëroi se kishte një vonesë në tranzicionin e gjelbër:

"Në fakt, vitin e kaluar emetimet e karbonit u rritën dhe tani janë më të larta se sa ishin në 2019 globalisht. Emetimet e metanit gjithashtu u rritën dhe janë shumë pak më të ulëta sesa ishin të njëjtin vit. Kështu që detyra jonë urgjente është që të mund të bëjmë përparim të shpejtë në këtë drejtim."

Iskra Mihajllova

Eurodeputetja nga “Rinovo Evropën” dhe anëtare e komisionit për energji në Parlamentin Evropian Iskra Mihajllova:

Deri në çfarë mase Evropa mund të mbështetet realisht në importet e gazit natyror të lëngshëm vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh se rruga e saj kalon përmes Kinës, e cila po rimëkëmbet nga pandemia dhe ka të ngjarë të rrisë konsumin e saj?

Problemi i parë është sigurisht sasia dhe deri në çfarë mase mund të plotësohet konsumi i Evropës. Problemi i dytë është çmimi, sepse lëvizja e furnizimeve me gaz në botë për momentin është shumë e larmishme dhe jo gjithmonë furnizimet e gazit vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe në vend të tretë është ritmi i furnizimit dhe rreziku i SHBA-së që Evropa do të vazhdojë me përpjekjet e saj të Marrëveshjes së Gjelbër dhe do të shkojë drejt një trendi të reduktimit të importeve."

Si do të ndikojë kjo në Bullgari, e cila aktualisht mbështetet shumë në këto furnizime?

"Tashmë ka pasur ndikim në Bullgari. Ne kemi një depo të plotë në Çiren, por me gaz të shtrenjtë. Dhe ky gaz i shtrenjtë ka ndikim në çmimet e transportuesve të energjisë në Bullgari dhe në inflacionin në vend. Nëse marrim pjesë në prokurimet e përgjithshme publike të BE-së, gjë që varet shumë nga një qeveri e rregullt, sepse ky është një angazhim mjaft afatgjatë, ne mund të kompensojmë me çmimin e furnizimeve të reja dhe të ulim pak koston e asaj që kemi tashmë në depo, sigurisht që edhe me furnizimet e rregullta, të cilat do ta sigurojnë funksionimin e biznesit."

Mesazhi kryesor nga Këshilli i Energjisë SHBA-BE ishte përshpejtimi i tranzicionit drejt energjisë së pastër. Si përputhet kjo me kërkesën e Bullgarisë për të rinegociuar Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërinë, pikërisht me pjesën për angazhimin për të reduktuar emetimet nga termocentralet me qymyr me 40 për qind?

Si anëtare e Parlamentit Evropian, e cila ka punuar mbi një pjesë të madhe të dosjeve të paketës “Përgatitur për 55”, do të thosha me një fjalë aspak. Nuk përputhet aspak – as mesazhi i SHBA-së, as ambicia e BE-së, as tendenca e përgjithshme e shteteve anëtare nuk e plotëson këtë dëshirë të Bullgarisë. Por do të thoja se duhet të dëgjojmë këshillat që kemi marrë, shumë kategorike, duke përfshirë edhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis:

"Në vend të rinegocimit, përqendrohuni në ekzekutim". Ne kemi një problem me vonesat në zbatim dhe ne, e kam fjalën për Bullgarinë, nuk kemi treguar një pikëpamje mjaftueshëm objektive dhe të kombinuar që të kemi një vizion se si të reduktojmë emetimet. E vetmja mënyrë nuk është mbyllja e termocentraleve apo e minierave, por ka shumë mënyra të tjera që për fat të keq vendi ynë nuk i përdor. Para së gjithash, është efiçenca energjetike e stokut të ndërtesave, për të cilënkemi mbështetje përmes Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ne kemi edhe para të investuara në programe operative dhe nuk bëjmë asgjë. Të mos harrojmë se 36% e emetimeve prodhohen nga ndërtesat. Dhe opsioni i dytë - në Bullgari nuk flitet fare për reduktimin e emetimeve nga transporti. Ka mundësi për të reduktuar emetimet nga industria. Biznesi në Bullgari është shumë më i përgatitur se administrata shtetërore dhe mund t'i plotësojë këto kërkesa. Dhe së fundi, Bullgaria mund të përfshijë në dëshirën e saj për rinegociim kërkesën e Komisionit Evropian, për të cilën votuam edhe ne në Parlamentin Evropian, për përfshirjen e një kapitulli të veçantë Repower EU në planet e rimëkëmbjes, i cili nënkupton masa për efiçencën e energjisë, për dekarbonizimin e kapaciteteve ekzistuese, për të kursyer energji dhe për të reduktuar emetimet në përgjithësi. Domethënë, përveç çdo gjëje, na u dha edhe një mjet me të cilin mund të arrinim edhe vendimin e Kuvendit Kombëtar. Pra, gjithçka është një çështje aftësie, qasjeje, komunikimi të mirë me Komisionin Evropian dhe do ta përsëris - e një qeverie të rregullt. Sipas kushtetutës, qeveritë e përkohshme në Bullgari kanë detyra shumë të qarta, por situata jonormale në vend çoi në faktin se qeveritë e përkohshme, përfshirë edhe atë të fundit me periudhën më të gjatë të qeverisjes, u ngarkuan me detyra jo tipike, për një qeveri teknike, thjesht sepse kishte një vakum.”

Nënsekretari amerikan i energjisë David Turk foli për reaktorë të vegjël modularë, reaktorë më të vegjël bërthamorë por më të sigurt, lloje të ndryshme të burimeve të rinovueshme të energjisë, forcimin e rrjetit, si dhe mundësi të reja për hidrogjenin e gjelbër. Cilat janë mundësitë e Bullgarisë në këtë aspekt?

Bullgaria duhet të përcaktojë qëndrimin e saj në lidhje me energjinë bërthamore dhe unë do ta them fare qartë - a po vazhdojmë të pretendojmë se zgjidhja e të gjitha problemeve energjetike në Bullgari do të vijë nga ndërtimi i një centrali që ka parametra teknologjikë nga çereku i fundit i shekullit të kaluar? Ose Bullgaria do të orientohet drejt zgjidhjeve të reja teknologjike. Kështu na tha Zëvendës Sekretari i Energjisë i Shteteve të Bashkuara, në mënyrë të sjellshme, por prapëseprapë e tha. Unë e them në një mënyrë jo aq të sjellshme -

ose do të mbahemi pas asaj teknologjie - të vjetruara dhe jo aq të sigurta, tashmë të vështira për t'u mirëmbajtur, të shtrenjta, ose do të përfitojmë nga fakti që për 50 vitet e fundit njerëzimi, përfshirë dhe Evropën, bëri një kërcim teknologjik. Ne nuk morëm pjesë në të, por mund të përfitonim prej tij.”

A mendoni se ne po zhvillojmë mjaftueshëm energjinë e rinovueshme?

"Jo, jo, jo, sepse është ende shumë e vështirë. Ju e dini që unë udhëtoj shumë nëpër vend. Është ende e vështirë, pavarësisht nga të gjitha rezolutat që votojmë në Parlamentin Evropian. Procedura e përfshirjes, përfshirë dhe një instalim për një familje, është aq i ndërlikuar sa i dekurajon njerëzit nga veprime të tilla. Dhe kur bëhet fjalë për prodhimin e energjisë, me të cilin një ndërmarrje e vogël mund të bëhet e pavarur, ky këndvështrim, kjo filozofi duket se i tremb punëtorët e energjisë në Bullgari, të cilët e shohin energjinë vetëm si një energji të madhe. Në të njëjtën kohë, energjia moderne nënkupton pjesëmarrjen e të gjithë këtyre lojtarëve, pavarësinë në prodhimin e tyre, uljen e kostos së prodhimit. Tani e tutje kjo çon në konkurrencë të të gjitha ekonomive. Diçka që nuk e kemi arritur ende. Duhen edhe ndryshime legjislative, një ndryshim në qëndrimin e komunitetit të energjisë dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, investime në rrjetin e transmetimit. Jam plotësisht dakord me qëndrimet e ekspertëve të energjisë.”

Domethënë, a po shkojmë kundër trendit evropian dhe po përpiqemi të ruajmë një lloj modeli të centralizuar?

Patjetër që po. Jo, nuk them se po shkojmë kundër, ose thjesht jemi të shkujdesur, por nuk e lejojmë qytetarin ose prodhuesin e vogël të jetë mjaftueshëm proaktiv dhe i pavarur energjetikisht. Si politikane do t'ju them - për fat të keq, Bullgaria në dy vitet e fundit duket se jo vetëm ndjen nostalgji për socializmin, por përpiqet të centralizojë sa më shumë aktivitete në duart e shtetit, që është dritëshkurtër, absurde, joefektive. Bullgaria bëri një plan për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë, në të cilin elementët kryesorë shtytës, motorët e këtij plani janë ministritë. Dhe nuk ka asnjë bullgar të cilin do ta pyesni dhe ai do t'ju thotë se një ministri si administratë mund të jetë motor i progresit. Detyra e administratës shtetërore është krejtësisht e ndryshme - të krijojë mjedis, kushte dhe mundësi.”

Kështu që njerëzit t’i ndjejnë këto mundësi në llogaritë e tyre?

"Sigurisht që të gjithë do t'i ndjejnë. Nëse të gjithë kanë fotovoltaikë në çatinë e tyre, nëse përdorin energjinë gjeotermale ku është në dispozicion, nëse kanë një sistem të pavarur energjie për prodhimin e tyre të vogël, do të ndjejnë menjëherë ndryshimin në fatura dhe do të marrin një frymë të freskët si në këtë krizë, ashtu edhe në këto kushte të rritjes së inflacionit."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimensionet gjeostrategjike në zgjedhjet e ardhshme evropiane

Evropa përballet me zgjedhje të rëndësishme strategjike mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në të ardhmen e afërt, dhe konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kërcënon sigurinë rajonale dhe..

botuar më 24-05-29 1.15.MD

Nga muaji qershor, BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi

Komuniteti në rajonin kufitar do të ketë një tjetër "derë" të hapur drejt Bullgarisë. Radio Televizioni lokal Caribrod do të transmetojë emisione dhe lajme të prodhuara nga Radioja Kombëtare Bullgare. Fillimisht do të transmetohet buletini i..

botuar më 24-05-29 7.30.PD
Mitropoliti i ri i slivenit Arsenij

Peshkopata e qytetit Sliven ka një mitropolit të ri, i cili përpara godinës së Sinodit u prit me thirrjet "I padenjë"

Në traditën tonë shekullore kishtare, besimtarët e përshëndesnin gjithmonë priftin apo peshkopin e ri me pasthirrmat “I denjë”. Kështu ata tregojnë respektin e tyre, me shpresën se ai do ta udhëheqë me mençuri kopenë drejt shpëtimit shpirtëror...

botuar më 24-05-28 7.45.PD