Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Foto: BGNES

Krishti u ringjall! Me këto fjalë emocionuese, të krishterët ortodoksë përshëndetën njëri-tjetrin në mesnatë me rastin e Ngjalljes së Krishtit. Laikët në të gjithë vendin e pritën Pashkën në kisha, ndërsa në kryeqytet, shumë morën pjesë në shërbimin festiv të Pashkëve në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, me në krye Patriarkun bullgar Neofit.

Foto: BGNES

Në mesnatë, Shenjtëria e tij përshëndeti tre herë besimtarët në sheshin para kishës me fjalën "Krishti u ngjall". Thirrjet e tyre të gëzueshme "Me të vërtetë u ringjall" u shoqëruan me tingujt solemn të kambanave të kishës. Më pas kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, peshkopi Gerasim, lexoi mesazhin patriarkal dhe sinodal të Pashkëve drejtuar popullit bullgar, në të cilin spikasin fjalët se Ngjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë shpëtimtar.

Të gjithë ne në ditën e ringjalljes së Krishtit, duke lavdëruar fitoren mbi vdekjen dhe festën e jetës, t’i bëjmë lutje edhe më të zjarrta Gjithëdhënësit për të gjithë ata që humbën jetën në luftë ose në ndonjë fatkeqësi tjetër, si për të gjithë ata që vuajnë, që janë të shtypur dhe të ndrydhur, dhe të shoqërojmë lutjet tona me vepra mëshire e bamirësie, me vepra të asaj dashurie të përsosur që të çon në lavdinë e Kryqit dhe në dritën e Ringjalljes”, thuhet në mesazh.

Në shërbimin në "Shën Aleksandër Nevski” në mesin e besimtarëve ishin presidenti Rumen Radev dhe kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ishte kreu i shtetit që ndezi i pari qiriun e Pashkëve nga Zjarri i Bekuar i sjellë në tempull, i ndjekur nga qindra besimtarë.

Foto: BTA

Sot nga ora 11:00 në tempullin kryeqytetas “Shën e Diela” do të mbahet shërbesë për Ngjalljen e Dytë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Market Links” parashikon një parlament me pesë parti pas zgjedhjeve

Koalicioni GERB-SDS do të ketë më shumë deputetë në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai do të ketë 80 deputetë, kundrejt 69 që kishte në Legjislaturën e 49-të. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), pritet..

botuar më 24-05-10 3.13.MD

Sofja ishte organizatore e një forumi të inteligjencës së NATO-së

Qendra e Inteligjencës e NATO-së mbajti sesionin pranveror të Komitetit të Lartë në Sofje. Takimi që u organizua nga Inteligjenca Ushtarake Bullgare, mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnerë të Aleancës, njoftoi Shërbimi..

botuar më 24-05-10 10.43.PD

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD