Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parada Ushtarake e 6 majit është rikthyer sërish

Foto: BGNES-arkiv

Pas një pauze tre vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, kur Dita e Trimërisë dhe festë e Ushtrisë Bullgare festohej me manifestime në përputhje me masat kundër epidemisë, këtë vit do të zhvillohet parada ushtarake. Më 6 maj, menjëherë pas liturgjisë festive, fillon bekimi solemn me ujë të bekuar i flamujve të betejës, pasuar nga një paradë ushtarake në sheshin "Princ Aleksander I", e drejtuar nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov. Në fillim të kolonës do të jenë flamujtë e shenjtë të Ushtrisë Bullgare, të ndjekur nga banda përfaqësuese e Gardës, si dhe ato të Forcave të Armatosura. Qytetarët në shesh do të kenë mundësi të shohin pajisjet luftarake dhe speciale të Forcave Tokësore - automjetet "Commando Select" dhe "Guardian", transportuesit e blinduar, artileri D20 152 mm, sistemet reaktive për zjarr të markës "Grad", MTLB " Tunxha”, artileri vetëlëvizëse “2S-1”, mjete luftarake këmbësorie BMP-1 dhe BMP-23, tanke T-72, komplekse raketore „Toçka“ dhe „Osa“. Forcat Ajrore do të përfaqësohen nga makineri nga sistemet raketore S-125 dhe S-200, si dhe një  ëshues S-300. Të pranishmit do të shohin gjithashtu mjete të blinduara të KPF (Komanda e Përbashkët е Forcave), si dhe mjete të blinduara „Macja e shkretëtirës“ të Shërbimit të Policisë Ushtarake. Kolona do të lëvizë gjithashtu me një trajler me një gjysmërimorkio të ngarkuar me Transportues me shumë qëllime - të blinduar lehtë. të Komandës së Mbështetjes së Logjistikës. Mbi sheh do të fluturojë një helikopter Mi-17 me flamurin kombëtar, si dhe helikopterët Mi-24B dhe Cougar, avionët L-410, Spartan, L-39Z, Pilatus, Su-25, si dhe tre avionë luftarakë MiG- 29. Nga ana e Forcave Detare do të përfshihet një helikopter tip “Panter”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shënojmë Ditën Botërore të Breshkave

Më 23 maj, shënohet Dita Botërore te Breshkave, grupi më i rrezikuar i vertebrorëve në tokë. Vetëm dy nga gjithsej 58 lloje të breshkave tokësore jetojnë në Bullgari. Ato mbrohen nga Ligji i Biodiversitetit dhe tregtimi me to, mbajtja e tyre në..

botuar më 24-05-23 10.13.PD

Leje qëndrimi dhe pune për të huajt në Bullgari përveç Kartës Blu

Në përgjigje të pyetjes së dëgjuesve në një seri botimesh, Radio Bullgaria prezanton para audiencës së saj shumëgjuhëshe dokumentet që u japin të drejtën e lejes së qëndrimit dhe të punës në Bullgari shtetasve të huaj të vendeve të treta. Në..

botuar më 24-05-23 7.30.PD

Këshilli i BE-së miratoi planin për Ukrainën, tani ajo ka akses në 50 miliardë euro gjatë 4 viteve në vijim

Javën e kaluar, ministrat e ekonomisë dhe financave të BE-së miratuan planin për Ukrainën, i cili përcakton veprimet për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e vendit, si dhe reformat që planifikon të ndërmarrë në rrugën e saj drejt BE-së gjatë 4..

botuar më 24-05-22 5.25.MD