Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po festojmë 70 vjet nga rivendosja e Patrikanës Bullgare

Godina e Parikanës bullgare
Foto: bg-patriarshia.bg

Më 10 maj 1953, Këshilli i tretë Kishtar-Popullor në Sofje e ngriti Kishën Ortodokse Bullgare nga Ekzarkia në Patrikanë.

Mitropoliti i Plovdivit Kirill u zgjodh patriark pas një pauze 560-vjeçare. Në vitet në vijim, Patrikana Bullgare u njoh nga të gjitha kishat ortodokse. Më 27 korrik 1961, edhe Patrikana e Kostandinopojës njohu zyrtarisht motrën e saj bullgare.

Sofje, 10 maj 1953, Zgjedhja e Kirilit të Plovdivit si Patriark i Kishës Ortodokse Bullgare, foto: BTA

Pas rënies së Tërnovës nën sundimin osman në vitin 1393, kisha e pavarur bullgare u shfuqizua dhe iu nënshtrua Patrikanës së Kostandinopojës. Në vitin 1870, nën presionin e bullgarëve, Sulltan Abdul Azizi lëshoi ​​një ferman për themelimin e Ekzarkisë Bullgare dhe kisha e pavarur bullgare u rivendos.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD