Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brukseli i bëri Bullgarisë tre rekomandime ekonomike

Foto: EPA/BGNES

Në rekomandimet e Komisionit Evropian për ekonomitë e vendeve të BE-së për Bullgarinë, thuhet se, së bashku me 14 vende të tjera të komunitetit, nuk përmbush kërkesën për një deficit buxhetor prej 3%. Deficiti pritet të jetë 4.8% këtë vit.

Rekomandohet që Sofja të ndërpresë masat e mbështetjes energjetike të planifikuara deri në fund të vitit 2023 dhe të ridrejtojë fondet e kursyera në uljen e deficitit shtetëror.

Rekomandohet të sigurohet një menaxhim efektiv për zbatimin e shpejtë të planit të rimëkëmbjes ekonomike dhe përthithjen e granteve të BE-së.

Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë nga lëndët djegëse fosile, përshpejtimi i tranzicionit drejt energjisë së pastër, vënija e shpejtë e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe mundësitë për ruajtjen e energjisë së prodhuar prej tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD