Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për lirinë dhe mësimet që na jep historia bullgare

Foto: BGNES-arkiv

Dita e Botevit dhe e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, 2 qershor, është ndër datat historike të shoqërisë sonë. Megjithatë, si e konceptojnë bullgarët modernë lirinë dhe pse ne i nderojmë heronjtë bullgarë vetëm një herë në vit dhe jo çdo ditë? Përgjigjen e kërkuam nga historiani dhe ish-ministri i Kulturës, profesor Petër Stojanoviç. Me sensin e tij të humorit, ai dha një interpretim interesant të konceptit të "lirisë", duke u nisur nga konteksti i shekullit të 19-të, kur në fakt Bullgaria arriti çlirimin e saj nga sundimi pesë shekullor osman. Kjo është arsyeja pse idetë tona për lirinë lidhen më shumë me atë periudhe, sesa me periudhën moderne dhe të shekullit 21-të aktual. "Nga njëra anë, kjo është për shkak se ne kërkojmë momentet më madhështore të njohjes së vetes dhe sprovimit të vetes pikërisht atëherë," thekson Petër Stojanoviç.

Petër Stojanoviç

“Ky është një kuptim i vjetëruar i identitetit kombëtar dhe është një këndvështrim i padobishëm nga i cili ne të tregojmë veten tonë. Po kështu edhe në lidhje me lirinë. Në vendin tonë, në lidhje me 2 qershorin, datë e cila ka lidhje me një moment domethënës për lëvizjen tonë çlirimtare - vdekja e Hristo Botevit në këtë datë të vitit 1876, e cila pas 9 shtatorit 1944 u rrit me antifashizëm dhe u shndërrua në njëfarë Rilindje të kuqe shumë interesante.”

Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989, u shfaqën dy pyetje, përgjigjet e të cilave i kërkojmë edhe sot - a e kemi kuptuar thelbin e Rilindjes dhe lëvizjes sonë nacionalçlirimtare dhe interpretimin komunist të historisë sonë?

Pas vitit 1944, rreth datës 2 qershor, lindi një mitologji e lidhur me qëllimet e rendit socialist, por nga pikëpamja moderne është interesante të dihet arsyeja, pasi ka shumë data të tjera historike si 1 maji etj., të cilat kanë ngjyrime politike:

“Ideologjizimi i 2 qershorit nuk ka pikëpyetje, por është i sigurt. Do të thosha se me represionin e drejtpërdrejtë ndaj së kaluarës së Bullgarisë, menjëherë pas 9 shtatorit, këto gjëra institucionalizohen. Pse është e nevojshme? Çdo regjim, veçanërisht ai totalitar siç ishte ai i Partisë Komuniste Bullgare (BKP), ka nevojë për referenca historike dhe një lidhje formale të luftës së vërtetë për liri me luftën ideologjike për epërsi. Të gjitha regjimet “thithin” nga historia për të justifikuar dhe vizualizuar ideologjinë e tyre, kështu ndodh edhe me 2 qershorin – përmblodhi Petër Stojanoviç, por shtoi diçka shumë të rëndësishme:

“Dua të theksoj fort se kjo në asnjë mënyrë nuk e nënvlerëson 2 qershorin si një ditë nderi për njerëzit që me të vërtetë u sakrifikuan për çlirimin dhe integritetin e shtetit bullgar. Unë nuk shoh ndonjë paqartësi në Bullgari nëse do të festohet apo jo 2 qershori. Por ndërkohë që flasim për stilin retro të festave, gëzimeve dhe përkujtimeve tona, nuk e di nëse kjo tradita me zhurmën e sirenës mund të gjendet diku tjetër. Ky popull që qëndron drejt dhe pa lëvizur për 1-2 minuta në një ditë të vitit, në kujtim të heronjve të tyre, mund të jetë vërtet diçka e vjetëruar dhe retro, por është diçka e jashtëzakonshme. Një gjë të tillë nuk kam parë askund tjetër në botë dhe jam i kënaqur që kjo traditë vazhdon çdo vit. Le t'i rrisim fëmijët tanë me këtë lloj trashëgimie.”

Përse duhet të nderojmë heronjtë që vdiqën për lirinë e vendit tonë më 2 qershor dhe jo në çdo ditë të vitit? Petër Stojanoviç ka një përgjigje pragmatike:

“Mendoj se nëse nuk do të kishte 2 qershor, as në këtë ditë nuk do të nderonim heronjtë, sepse ne duam shumë gjëra të tjera. Por çështja qendron diku tjetër - në familjet bullgare dhe fëmijët, të cilët tashmë janë absolutisht një tjetër racë bullgarësh. Atyre u duhet shpjeguar se çfarë është heroizmi, çfarë është Bullgaria, pse ka kuptim të jesh bullgar dhe të kesh këtë respekt.

Në përfundim, historiani tha se shpreson t'i ketë bërë njerëzit edhe shoqërinë, të mendojnë sërish për çështjet e jetës, vdekjes, familjes, edukimit dhe kuptimit të së nesërmes.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES-arkiv, Ani Petrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD