Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mesazhi i Rrëshajave është të bashkojë besimtarët në kishën e Krishtit

Foto: arkiv

Dita e Rrëshajave është një nga festat më të mëdha të krishtera, e cila vendosi themelet e Kishës së Shenjtë. Rrëshajat ose Dita e Trinisë së Shenjtë është një festë e madhe e krishtere.

Ajo bien gjithnjë ditën e pesëdhjetë pas Ringjalljes së Shpëtimtarit. Kjo është dita në të cilën Fryma e Shenjtë zbret në tokë për të shfaqur para dishepujve të Krishtit. Në formën e flakëve të zjarrit, fuqitë hyjnore prekin tokën, duke krijuar Kishën e Krishtit, si ajo Qiellore, në të cilën njerëzit të kërkojnë shpëtim dhe të besojnë. Nëpërmjet hirit të Frymës së Shenjtë, apostujt e shenjtë filluan të  flasin gjuhë të ndryshme, vajtën nëpër botë për të predikuar Fjalën e Perëndisë, themeluan bashkësi kishtare dhe shuguruan priftërinj.

Më shumë për Rrëshajat mund të lexoni KËTU


Ditën e Rrëshajve populli ynë kryente rituale për mirëqenie dhe shëndet. Edhe gjethet e arrës kanë një kuptim të rëndësishëm në traditat bullgare të Trinisë së Shenjtë. Besohet se shpirtrat e të larguarve lirohen në Pashkë dhe kthehen në Ditën e Gjithë Shpirtrave, Trinisë së Shenjtë ose Frymës së Shenjtë. Në këto festa gratë sjellin gjethe të freskëta arre, i shtrijnë në dyshemenë e kishës dhe gjunjëzohen mbi to duke mbyllur sytë.

Besohet se në këtë mënyrë ata “mund të dëgjojnë ose të shohin” të dashurit e tyre të vdekur ose shenjtorët. Pas liturgjisë, këto gjethe çohen në varreza dhe shpërndahen mbi varre – “për t’i bërë hije të ndjerit”.


Redaktore: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kremtojmë Të Dielën e Thomait

Java e Ndritshme për të krishterët ortodoksë përfundon me Të Dielën е Thomait. Në këtë ditë, Kisha nderon kujtimin e Apostullit Thoma - një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, i quajtur Thomai jobesimtar, sepse ai dyshoi në Ringjalljen ...

botuar më 24-05-12 12.00.MD

Më 11 maj, kisha nderon vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi

Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi , krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik . Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të..

botuar më 24-05-11 7.10.PD

Qytetet Perushtica dhe Bjalla Çerkva shënojnë përvjetorin e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876

Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..

botuar më 24-05-10 12.18.MD