Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev foli para eurodeputetëve për raste të lidhura me Bojko Borisovin

Ivan Geshev
Foto: BGNES-arkiv

Seanca dëgjimore e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev në Strasburg me kërkesë të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian ishte për tema të 2 viteve më parë - origjinën e fondeve në "Barcelonagate" dhe "Sirtaret" (raste të lidhura me liderin e partisë GERB Bojko Borisov - shënim red.), tha eurodeputeti Petër Vitanov. Sipas tij, akuzuesi ka folur për 20 minuta dhe rezultati do të pasqyrohet në raportin vjetor të monitorimit për sundimin e ligjit në Bullgari.

E vetmja eurodeputete bullgare – anëtare e komisionit monitorues në Parlamentin Evropian për luftimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit, Elena Jonçeva, tha se nga Ivan Geshev ka dëgjuar informacione shqetësuese për situatën në vendin tonë.

Еlena Jonçeva

“GERB dhe Partia Popullore Evropiane e kanë përkrahur Prokurorin e Përgjithshëm me vite, por në momentin që ai filloi të japë më shumë informacion për hetimin e rasteve të ndryshme, befas tentuan t’i mbyllin gojën”, komentoi ajo.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev është duke bërë vizita në Hungari dhe Zvicër

Presidenti Rumen Radev më 25 dhe 26 maj është duke bërë një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të presidentit Tamash Shujok. Gjatë vizitës, të dy do të inaugurojnë Qendrën Kulturore dhe Arsimore Bullgare në Budapest, e ndërtuar me mbështetjen e të dy..

botuar më 24-05-25 1.30.MD

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Në mëngjes do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu në malet е..

botuar më 24-05-24 6.31.MD