Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka ndotje të zonës ujore bullgare në Detin e Zi

Foto: BGNES

Nuk ka asnjë provë për ndotje në ujërat bullgare të Detit të Zi pas shkatërrimit të murit të digës "Nova Kahovka" në Ukrainë, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Ujërave.

Ministria saktësoi se, së bashku me autoritetet ukrainase, moldaviane dhe rumune, shkëmbejnë çdo ditë informacion mbi ndotjen e mundshme të ujit në Detin e Zi. Përveç kësaj Drejtoria “Rajoni i Detit të Zi” dhe Agjencia e Mjedisit po monitorojnë tregues shtesë.

Vëzhgimet satelitore dhe modelimi matematik i rrymave ujore në Detin e Zi aktualisht nuk japin arsye për shqetësim. “Nëse identifikohet ndonjë rrezik, do të ndërmerren masa parandaluese dhe do të informohet popullata”, thekson gjithashtu Ministria e Mjedisit dhe Ujërave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD