Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dueti “Molec” prezanton albumin e tij të parë me një turne

Foto: YouTube

Duke u bërë sensacion në më pak se tre vjet ekzistencë, dyshja “Molec” tashmë është gati me albumin e saj debutues. Për ta prezantuar, në datën 29 qershor muzikantët nisin turneun “Albumi”, siç e kanë quajtur albumin e tyre të parë. Ai do të fillojë nga qendra e parkut "Junak" në Sofje dhe do të vazhdojë në të gjithë vendin. Regjisori përsëri është Kris Zahariev, i cili solli çmimet e dyshes për video dhe drejtoi koncertin e mëparshëm dhe filmin për “Molec” të quajtur “Fillimi dhe Fundi”.

Kristijan Makarov dhe Julijan Sllavçev kanë qenë miq që nga fëmijëria, por së bashku kanë filluar të krijojnë muzikë më vonë. Si njerëz besimtarë, ata zgjodhën emrin “Molec” që në bullgarisht ka lidhje me foljen “lutem”, për shkak të idesë së një njeriu që lutet. Mesazhet e tyre janë shumë të forta, fjalët janë të sinqerta, vokali është i gjerë. Muzika  e tyre është aktuale pa qenë e egër. Pavarësisht nga elementët hip-hop dhe trap që ata përdorin, tingulli i përgjithshëm i muzikës së tyre është tipik bullgar. E gjithë kjo shpejt i bëri ata muzikantët e dashur të disa brezave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD

“Universi” – takon edhe një herë botët muzikore të Mihaella Marinovës dhe Ljubo Kirovit

Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..

botuar më 24-05-29 6.35.PD