Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shablla sërish pret rrezet e para të korrikut me hitet e preferuara

Foto: Darina Grigorova

“Momenti kur drita përballet me errësirën dhe fillon ta mposhtë gradualisht është gjithmonë magjik. Kjo pamje pastron vetëdijen, sjell kënaqësi, paqe, shpresë, ngrohtësi. Për fat të mirë, ne kemi mundësinë ta shijojmë këtë magji çdo ditë – me çdo lindje të diellit. Por ka një mëngjes në të cilin pritja e ditës së re është sidomos e veçantë - Mëngjesi i Korrikut (July Morning).”

Kjo është ftesa e Komunës Shablla për festivalin muzikor kushtuar agimit të diellit ditën e parë të korrikut. Edhe këtë vit, ai do të mbahet tradicionalisht në kampingun “Dobruxha”, nën tingujt e këngëve të përjetshme bullgare rok. Më shumë për festën verore mësojmë nga Cvetelin Jordanov, nënkryetar i komunës së Shabllës, në një intervistë për Radio Bullgarinë:

Cvetelin Jordanov dhe Polina Kallçeva

“Ngjarja kryesore do të jetë, natyrisht, më 30 qershor duke u gdhirë 1 korriku, kur grupe të ndryshme do të luajnë gjatë gjithë mbrëmjes - vë në dukje Cvetelin Jordanov. - Për herë të parë po e bëjmë në dy ditë radhazi dhe të shtunën në mbrëmje, më 1 korrik, do të ketë sërish shumë grupe në të njëjtin vend, të cilët do të prezantojnë muzikën tradicionale dhe pak më shumë muzikë jo standarde lidhur me këtë festë. Shpresojmë që moti të jetë i mirë, të kemi shumë mysafirë dhe të argëtohemi të gjithë.”

Ndryshe nga Bullgaria Perëndimore dhe Qendrore, ku në qershor bie shi pothuajse pa pushim, në Shablla moti është me diell dhe tipik për stinën.

“Sezoni po fillon mirë – vazhdon nënkryetari i Komunës së Shabllës. - Ne kemi rezervime. Korriku dhe gushti do të jenë të mbushur me pushues nga kudo. Temperatura e ujit u rrit, kështu që do të jetë një mot i mrekullueshëm për plazh. Në lidhje me pastërtinë e detit, autoritetet matin vazhdimisht cilësinë e ujit. Nuk ka asnjë problem as tek ne, as tek Rumani. Uji është i pastër, nuk ka ndotje. Ka peshq dhe nëse ka, atëherë uji është i pastër.”

Deri para disa vitesh, shumë nga objektet akomoduese në Shablla, kryesisht shtëpitë e vogla rreth kampingut “Dobruxha”, kishin humbur pamjen e tyre të denjë për shkak të paqartësive në lidhje me pronësinë dhe mënyrën e përdorimit të përhershëm. Kjo bëri të nevojshme ndërhyrjen e administratës së bashkisë, e cila arriti të zgjojë interesin e pronarëve për këto vende akomodimi, për t’i kthyer ato në një formë në të cilën mund të shfrytëzohen:

“Ato ishin shtëpi të vogla njëkatëshe me pamje të shëmtuar. Ishin gjithashtu të rrezikshme nga pikëpamja e zjarrit, higjienike dhe të gjitha. Tani ato u rregulluan. Vitet e fundit ka mjaft interes për kampingun dhe vende të tjera të kësaj pjese në lidhje me turizmin. Kjo për mendimin tim do të zhbllokojë mundësinë e zhvillimit të një turizmi të përputhshëm ekologjikisht. Koncepti është të ruajmë këtë pamje, ta harmonizojmë atë me natyrën.”

Sipas kryetarit të Komunës Shablla, Marijan Zheçev, bukuria e egër e rajonit, hapësira e gjerë dhe shtëpitë e vogla njëkatëshe që përshtaten me natyrën janë ndër më të preferuarat. Nga ana tjetër, iniciativat e ndryshme kulturore, festivalet verore dhe vendet arkeologjike vazhdojnë të tërheqin turistë si nga vendi ashtu edhe nga jashtë:

“Ne jemi ndalesa e parë për turistët rumunë në Bullgari. Vijnë edhe qytetarë nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore, kryesisht për shkak të mënyrës më të lirë të turizmit – kampingjeve dhe shtëpive të vogla njëkatëshe. Kjo është edhe sharmi i zonës sonë – mungesa e komplekseve të mëdha hoteliere, rrugëve prej betoni dhe asfalti. Veçimi që ofron bregdeti verior i Detit të Zi me plazhet e tij të mëdha dhe akomodimin e pavarur - shumë njerëz i rizbuluan ato vitet e fundit. Ne përpiqemi të larmojmë sezonin turistik kryesisht nga qershori deri në shtator me ngjarje interesante për të tërhequr njerëzit. Kjo nxit ekonominë lokale. Midis tyre janë turneu ndërkombëtar i petankut që organizohet në fund të qershorit nga Klubi “Llazur”, festivalet e pjellorisë dhe tullumbaceve në shtator. Ata mbledhin shumë njerëz nga afër dhe larg. Gjatë periudhës së verës e plotësojmë programin me shumë veprimtari kulturore që pasurojnë pushimin e atyre turistëve që zgjodhën Shabllën.”


Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD
fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD