Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrës nga 23 vende në Seminarin e 60-të Veror të Gjuhës Bullgare

Universiteti i Sofjes
Foto: Ani Petrova

Në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, nënpresidentja Ilijana Jotova hapi zyrtarisht Seminarin e 60-të Veror të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare për bullgarët dhe studiueses të huaj të gjuhës bullgare. Mbi 80 studentë dhe pedagogë nga 23 vende nga Evropa dhe Azia marrin pjesë në seminarin e sivjetshëm.

Seminari veror i Gjuhës dhe i Kulturës Bullgare për studiues të huaj dhe bullgarë sllavistë është ndër iniciativat më të vjetra të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ai u themelua në vitin 1962 dhe deri më tani në të u trajnuan më shumë se 6000 studentë dhe pedagogë nga universitete të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Amerikës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD