Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi luftarak i NATO-së në Bullgari do të rritet në një brigadë

Foto: BGNES, arkiv

Bullgaria duhet të përmirësojë forcat e saj të armatosura, tha kryeministri Nikollaj Denkov pas ditës së parë të forumit të NATO-së në Lituani. “Ne po rrisim 4 herë numrin e ushtarëve të NATO-së në Bullgari. Grupi luftarak i batalionit po shndërrohet në brigadë. Sipas standardeve të NATO-së, grupi i betejës është rreth 1300 ushtarë dhe brigada rreth 5000”, shpjegoi kryeministri.

Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-së kur të jetë e mundur. Kërkesat e pranimit duhet të plotësohen dhe anëtarët e Aleancës duhet të pajtohen, komentoi Denkov vendimin nga Vilnius. “Ne nuk e mbështesim përdorimin e bombave thërrmuese, por Rusia përdor sistematikisht bomba të tilla në Ukrainë dhe Siri. Ata nuk mund të fajësojnë Ukrainën se po kërkon një zgjidhje”, tha kryeministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjodhën publikisht se cilat makineri elektronike votimi do të certifikohen

Qëllimi është të bindeni për drejtësinë e të gjitha proceseve që do të zhvillohen gjatë zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev gjatë shortit të numrave të serive të makinerive të votimit që do të certifikohen për..

botuar më 24-04-29 11.14.PD
Rumen Radev

Presidenti vendosi veto mbi ndryshimet procedurale për vlerësimet mjedisore

Presidenti Rumen Radev vuri veton mbi ndryshimet në Ligjin për Inkurajimin e Investimeve. Ndryshimet rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijojnë rrezik për dëmtim të interesit publik. Të formuluar ashtu kërcënojnë të drejtën e garantuar me..

botuar më 24-04-29 10.08.PD
Mitropoliti Qiprian

Sivjet nuk do të ketë një delegacion bullgar në Jerusalem për Zjarrin e Shenjtë

Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara..

botuar më 24-04-28 5.00.PD