Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Karllovo – në qendër të festimeve me rastin e 186 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit

Foto: BTA-arkiv

Karllovo - vendlindja e Vasill Levskit, është qendra e festimeve me rastin e 186 vjetorit të lindjes së Apostullit Bullgar të Lirisë. Pak pas orës 10 do të mirëpriten pjesëmarrësit në ecjen turistike kombëtare nga Pleven deri në Karllovo "Në gjurmët e Apostullit". Sipas traditës, në mbrëmje nga muzeu "Vasill Levski" do të nxirret flamuri i Komitetit Revolucionar të Karllovos, i cili do të bartet në kortezh deri në sheshin "Vasill Levski". Në orën 21:00 do të mbahet një miting solemn me fishekzjarrë para monumentit të Luftëtarit Bullgar të Lirisë. Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev do të pranojë njësit përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

Një ekspozitë fotografike paraqet momentet më të ndritshme të sportit bullgar

Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..

botuar më 24-05-10 6.15.PD

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD