Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Parlamenti Evropian me rregulla të reja për kursimin e energjisë

Foto: Kapital

Parlamenti Evropian ka detyruar shtetet anëtare të reduktojnë kolektivisht konsumin e energjisë me të paktën 11.7 për qind në të gjithë Bashkimin deri në vitin 2030 – kështu që çdo shtet anëtar i BE-së do të duhet të kursejë mesatarisht 1.5 për qind në vit. Rregullat e reja për të rritur kursimet e energjisë kanë marrë mbështetje të gjerë në Parlamentin Evropian dhe legjislacioni duhet të miratohet gjithashtu nga Këshilli për të hyrë në fuqi. Raportuesi për Direktivën e Efiçiencës së Energjisë - eurodeputeti danez Niels Fuglsang nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve - theksoi se rekomandimet përfundojnë dhe detyrat fillojnë:

Sigurisht që kemi nevojë për rregulla më të ashpra për të përmbushur ambiciet tona klimatike dhe ambiciet tona për pavarësinë e energjisë. Për herë të parë, ne kemi një Direktivë për Efiçiencën e Energjisë që është e detyrueshme për BE-në në tërësi. Përveç kësaj, shtetet anëtare do të duhet të zbatojnë individualisht këto masa që janë në direktivë. Ata do të duhet të bëjnë plane dhe të tregojnë se si mund të rrisin efikasitetin e energjisë dhe të reduktojnë konsumin e energjisë. Me këtë direktivë ne i kemi dhënë Komisionit Evropian mjetet, nëse shtetet anëtare nuk veprojnë, nëse mbeten prapa dhe nuk japin një parashikim real se si do të arrijnë kursimet e energjisë, atëherë Komisioni do të ketë të drejtë t'i çojë në gjykatë”.

Sipas të dhënave, 75% e stokut të ndërtesave të BE-së kanë karakteristika të dobëta energjetike. Ndërtesave u detyrohet rreth 40% e konsumit total të energjisë. Autoritetet publike shpenzojnë rreth 1.8 trilionë euro në vit për konsumin e energjisë. Shtetet anëtare të BE-së do të duhet të sigurojnë se të paktën 3% prej ndërtesave publike (administrata shtetërore dhe bashkiake, bizneset, kopshtet, shkollat, universitetet, spitalet, shtëpitë për të moshuarit, shtëpitë sociale, etj.) do të rinovohen çdo vit, për të arritur pothuajse konsumin zero të energjisë.

Kryetarët e komunave do të jenë zbatuesit kryesorë të synimeve të përcaktuara. Ata duhet të marrin masa për të ulur konsumin dhe faturat për ndriçimin dhe ngrohjen. Në Bullgari, 93% e ndërtesave janë joefikase energjetike dhe kanë nevojë për rinovim - sipas vlerësimeve të ekspertëve nga Ministria e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban. Në vendin tonë interesi për rinovim nuk është i përhapur, pasi sipas të dhënave të fundit të muajit qershor janë 113 bashki pa asnjë kërkesë të paraqitur për rinovim falas.

Foto: Bashkia e Shumenit

Komuna Ruse, e cila ka një popullsi prej mbi 178 mijë banorësh, është e vetmja në Bullgari e përfshirë në fushatën globale "Race to Zero" për të arritur zero emetim karboni deri në vitin 2050. Qyteti ka zëvendësuar 2800 pajisje ndriçimi me llamba të reja të kursimit të energjisë dhe po punon në mënyrë aktive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë. Kryetari i komunës Penço Millkov e përshëndeti direktivën e miratuar nga PE dhe saktësoi se sipas planit për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri komuna e Ruses tashmë ka dorëzuar propozime për rinovimin e objekteve komunale.

Vështirësitë:

Administrata që jep paratë kërkon që të ketë projekte investimi para se të aplikojmë dhe jo të përgatiten pasi të kemi aplikuar. Për shembull, që të aplikojë një shkollë për rinovimin e ndërtesës, duhen 60-70 mijë leva për të përgatitur të gjitha dokumentet dhe realisht kjo ose shteron një pjesë të buxhetit, ose bashkia duhet të japë paratë”.

Cilat janë zgjidhjet e mundshme:

Asgjë nuk na pengon që të japim parametra deri në një shumë të caktuar prej levash për metër katror, ​​të lejojmë komunat të lidhin lirisht kontrata publike, sepse kjo do të na zgjidhë duart. Që të mos japim shumë para, apo të zhduken fondet, sepse ne bëjmë prokurime publike për çdo projektim, për çdo anketë energjetike dhe kjo na pengon administrativisht, përveçse na rëndon ne, edhe vonon procedurat me muaj të tërë”.

Për komunat e vogla si komuna e Panagjurishtes, me deri në 25 mijë banorë, është e pamundur të ndahen fonde për efiçiencë energjetike, shprehet kategorik kryebashkiaku Nikolla Belishki.

Ne mirëpresim idenë e kursimit të energjisë që synon BE-ja, por mënyra se si do të ndodhë dhe në këtë periudhë të shkurtër është thjesht e pamundur. Nuk e shoh se si do të mund të funksionojnë komunat - shërbimet sociale, grumbullimi i plehrave, ndriçimi i rrugëve dhe të gjitha këto. Ndërtesat e bashkive në fshatrat e komunës nuk janë rehabilituar, për objektet publike – jo më shumë se 30% janë rehabilituar. Pra edhe nëse përpiqemi të arrijmë 30-40%, gjithçka tjetër është e pamundur me buxhetet që kemi”.

Si për bashkitë e vogla ashtu edhe për ato të mëdha, ideja e plotësimit të kërkesave për efiçencën e energjisë është e mirë, por ajo duhet të mbulohet me fondet e synuara të BE-së.

Sipas bashkëkryetarit të partisë "Të Gjelbërit", deputet aktual nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Vlladislav Panev, ka një sërë kritikash për programin e rehabilitimit që u zbatua në Bullgari - kryesisht për cilësinë e ulët të zbatimit:

Së pari, pse erdhi deri te kjo – sepse i gjithë programi financohej plotësisht nga buxheti i shtetit dhe kur familjet që jetojnë në këto blloqe nuk e kanë sensin të monitorojnë me përpikëri cilësinë me të cilën është kryer rehabilitimi, atëherë rezultatet janë më të dobëta. Opsioni që shoh përpara është së pari, një ndryshim në ligjin për energjinë e rinovueshme në drejtimin e kooperativave të energjisë, në mënyrë që të ketë më shumë kuptim që familjet të investojnë si në efiçencën e energjisë ashtu edhe në burimet e energjisë ripërtëritëse, gjë që do të reduktojë konsumin e llogarisë së tyre dhe energjinë elektrike, faturat. Dhe çfarë duhet të bëjë Bullgaria: së pari, ndërtesat publike duhet të rregullohen në mënyrë të tillë që të jenë efikase energjetike kur ndërtohen, dhe së dyti, ndërtesat e vjetra publike duhet të kalojnë një program mjaft të fortë rinovimi për të ulur ndjeshëm kostot për energjinë. Bullgaria ka avantazhin se ne jemi vendi më shpenzues i energjisë në BE dhe prej andej është më e lehtë të kursesh 1.5% në vit sesa në vendet që kanë tradita në ndërtime të mira dhe cilësore”.

Efiçenca e energjisë është masa më e pastër dhe ekonomikisht më efektive për të kapërcyer varësitë e ndryshme energjetike. Në sfondin e përpjekjeve të përbashkëta, ku është Bullgaria, çfarë i mungon dhe si mund ta përshpejtojë direktiva e miratuar procesin e zbatimit të efiçencës energjetike? Para BNR-së, eksperti i Shoqatës "Për Tokën" Svetosllav Stojkov, i cili punon në mënyrë aktive për qasje në programet për rinovimin e ndërtesave, raporton një sërë papërsosmërish në përvojën bullgare:

"Ritmi i rinovimit të ndërtesave është jashtëzakonisht i ngadaltë në Bullgari, por kjo është për shkak të një sërë problemesh - ka ende reforma që nuk janë zbatuar еtj. Ka programe që nisin dhe ndalojnë dhe nuk është e qartë nëse pas përfundimit të një programi ai do të zëvendësohet me një të ri dhe kjo krijon shumë probleme si për autoritetet lokale që po përpiqen të planifikojnë rinovimin e ndërtesave të tyre në komuna si dhe për biznesin”.

Zoti Stojkov, organizatat ekologjike si e juaja kanë këmbëngulur prej kohësh në kursimin e energjisë në lidhje me ndryshimet klimatike. A mendoni se masat e detyrueshme të votuara nga Parlamenti Evropian, zbatimi i të cilave do t'i nënshtrohet një monitorimi të veçantë, mund të jenë efektive?

Mendoj se votimi i Direktivës së Efiçiencës së Energjisë është një hap në drejtimin e duhur, por kryesore janë masat që parashikohen në tekstin e votuar, të cilat do të ndihmojnë monitorimin më të mirë të kursimeve të energjisë, monitorimin më të mirë të rezultateve të arritura në efiçencën e energjisë. Por çështja është me të vërtetë për të parë nëse këto synime janë përmbushur. Në çdo rast, ritmet e rinovimit të ndërtesave në Bashkimin Evropian vitet e fundit nuk mund të arrijnë 3% në vit, të cilat janë vendosur globalisht në nivel të BE-së, të mos flasim për raste të veçanta si Bullgaria, ku normat janë vërtet jashtëzakonisht të ngadalshme”.

Çfarë masash urgjente mund të përshkruani për të kapërcyer këtë vakum dhe për të bërë që ata nga të cilët varet zbatimi të jenë të sinkronizuara dhe të jenë në gjendje ta përballojnë?

“Ka disa gjëra të rëndësishme. Nëse i kthehemi programit të fundit të rinovimit të ndërtesave të banimit shumëfamiljar, kemi vërejtur mungesë kapacitetesh, kemi vërejtur se kur fillon rinovimi masiv i ndërtesave, ka mungesë të njerëzve për ta bërë atë. Prandaj, gjithçka duhet të planifikohet qetë, të ketë qartësi se kur, çfarë do të ndodhë, në mënyrë që bashkitë, bizneset dhe institucionet arsimore të mund të planifikojnë të gjithë procesin dhe, ndoshta jo më pak e rëndësishme – të pakësohet burokracia, procesi i aplikimit, kuadri ligjor, kontrolli i cilësisë së ekzekutimit të proceseve, përdorimi i instrumenteve të ndryshme financiare që plotësojnë financimin grant, nga të cilat, natyrisht, mund të përfitojnë edhe bashkitë, nëse flasim për ndërtesa publike. Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi mjetet me të cilat mund të korrigjojmë politikat shtetërore, sepse një nga gjërat më të rëndësishme që kam vënë re së fundmi është mungesa e transparencës në vendimmarrje.”

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Kopshti i Fëmijëve

Një urë drejt së mirës - shembulli i mirë nga një kopsht bullgar

Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov ,  ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762..

botuar më 24-06-01 9.05.PD
Shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep

Shtëpia e Dimitër Talevit nuk është monument kulture

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..

botuar më 24-05-31 1.19.MD

Dimensionet gjeostrategjike në zgjedhjet e ardhshme evropiane

Evropa përballet me zgjedhje të rëndësishme strategjike mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në të ardhmen e afërt, dhe konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kërcënon sigurinë rajonale dhe..

botuar më 24-05-29 1.15.MD