Sot Kisha jonë Ortodokse kremton Fjetjen e Shën Annës – Nënës së Shën Mërisë. Shenjtorja nderohet si një nga simbolet kryesore të krishtera të amësisë.
Bullgarët e quajnë ditën e sotme “Shën Anna e Verës”. Sipas traditës, gratë shtatzëna dhe nuset e reja vizitojnë kishën, ku zbukurojnë ikonën me lule dhe me dhurata të tjera. Përveç kësaj, ato luten për shëndetin e fëmijëve dhe ndezin qirinj para imazhit të shenjtores mbrojtëse. Pas përfundimit të shërbimit, nënat shpërndajnë bukë që të jenë të shëndetshëm fëmijët e tyre.
Besohet se Shën Anna i mbron fëmijët nga zjarri – nga temperatura e lartë dhe ethet.Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..