Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërcimtari më i mirë bullgar i skive Zografski fitoi vendin e parë në garën në Kurshevall të Francës

Vlladimir Zografski
Foto: FB/Bulgarian SKI Federation

Vlladimir Zografski përfundoi në vendin e parë në garën verore të kërcimeve me ski Grand Prix në kërcimoren e madh në Kurshevall të Francës. Garuesi i vetëm bullgar në elitën e këtij sporti grumbulloi 262.6 pikë dhe arriti rezultatin më prestigjioz në karrierën e tij te meshkujt. Zografski kryesoi renditjen pas tentimit të parë me 132.5 metra dhe 120.2 pikë. Në kërcimin e tij të dytë ai shënoi 142.4 pikë të tjera. Zvicerani Gregor përfundoi i dyti. Të shtunën, bullgari përfundoi i dyti në startin e parë në Kurshevall, duke u tejkaluar vetëm nga Deshvanden. Kështu ai dhe zvicerani kryesojnë klasifikimin provizor në garën e Çmimit të Madh me 180 pikë.

Startet e radhës janë më 5 dhe 6 gusht në Shçirk të Polonisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në një ndeshje miqësore Bullgaria përfundoi me rezultatin baras kundër Sllovenisë

Kombëtarja bullgare e futbollit përfundoi 1:1 ndaj Sllovenisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Kjo është ndeshja e gjashtë e kombëtares nën drejtimin e Ilian Iliev, në të cilën shënuan pesë barazime – me Hungarinë, Serbinë,..

botuar më 24-06-09 3.51.MD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris

Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova do të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Të hënën do të shpallen zyrtarisht pjesëmarrësit single, por tashmë është e qartë se mes tyre është edhe tenistja bullgare..

botuar më 24-06-06 11.39.PD

Rositsa Dençeva e nisi me fitore në Roland Garros

Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të hapur të tenisit të Francës për vajza pas fitores vendimtare (6:2, 6:2) ndaj australianes Alana Subasic, e cila mori pjesë me një "wild card". Në ndeshjen e radhës tenistja bullgare do..

botuar më 24-06-04 11.26.PD