Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rriten pasionet rreth Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje

Foto: Evelina Stojanova

Shkrimtarë, gazetarë dhe shkencëtarë të njohur nga Sofja i dërguan një letër të hapur kryeministrit me thirrje që të sillet me dinjitet përpara BE-së dhe të hiqet Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në kryeqytetin bullgar!

Nënshkruesit janë të pakënaqur që guvernatori rajonal i Sofjes njoftoi se monumenti nuk do të zhvendoset deri në fund të vitit 2023, për shkak të dokumenteve të humbura dhe "një procedure të gjatë projektimi dhe miratimi". Për BNR, një nga nënshkruesit, gazetarja Julijana Metodieva, tha se ajo sheh konsiderata ekonomike para zgjedhjeve lokale në shtyrjen e zhvendosjes së Monumentit të Ushtrisë së Kuqe.

Heqja e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike nga zemra e Sofjes është një gjest simbolik nga i cili BE-ja mund të lexojë shumë qartë se sa Bullgaria i përmbush zotimet e saj ndaj Ukrainës dhe në çfarë pozicioni është për momentin”, theksoi Metodiev

Shtyhet çmontimi i Monumentit të Ushtrisë Sovjetike

Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në Sofje – një manovër parazgjedhore ose një orvatje për të rishkruar historinë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rodopet Lindore

Parashikimi i motit për 13 qershorin 2024

Të enjten para mesditës vranësira do të shpërndahet, në shumë rajone do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës, fillimisht në zonat malore e më pas në pjesën tjetër të vendit do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra..

botuar më 24-06-12 7.40.MD

Njihen tre përfaqësuesit e PP-DB për Parlamentin Evropian

Nikolla Minçev, Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) do të jenë tre përfaqësuesit e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) në Parlamentin Evropian. Figura të njohura të PP-DB-së nuk do të jenë në Parlamentin e ardhshëm..

botuar më 24-06-12 6.46.MD

Presidenti nuk tha se kur do të mblidhte parlamentin e ri

Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e..

botuar më 24-06-12 2.51.MD