Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremtojmë Fjetjen e Hyjlindëses

Kisha Metropolitane “Fjetja e Shën Marisë” në Samokov ruan kujtesën shpirtërore të brezave bullgarësh

Festa e krishterë më e dashur dhe më e nderuar e verës është padyshim Fjetja e Hyjlindëses. Ajo i kushtohet Ngjitjes së Virgjëreshës së Bekuar në Mbretërinë Qiellore dhe kremtohet nga ortodoksët dhe katolikët dhe besimet e tjera të krishtera më 15 gusht sipas stilit të ri ose më 28 gusht sipas stilit të vjetër.

Sipas shkrimeve të shenjta, në këtë ditë Nëna e Zotit u zhvendos në Mbretërinë Qiellore në moshën 64-vjeçare. Tri ditë para fjetjes së saj të lumtur, të gjithë apostujt u mblodhën për t’i thënë lamtumirë dhe për ta larguar. Vetë Jezu Krishti zbriti nga Parajsa për taçuarshpirtin.Për të krishterët vdekja e saj nuk është e zakonshme, por rënia në gjumë në emër të Zotin, prandaj quhet “fjetje”.


Festa kremtohet me solemnitet të veçantë, sepse lavdëron takimin e Nënës së Zotit me djalin e saj – Jezu Krishtin.

Në këtë ditë, shumë kisha dhe manastire në vendin tonë shënojnë festën e tempullit. Midis tyre është Kisha Metropolitane në qytetin Samokov, e ndërtuar më shumë se tre shekuj më parë. Ajo tërheq me hapësirën dhe shkëlqimin e saj shpirtëror, me arkitekturën unike dhe veçanërisht me gdhendjen e shkathët në dru të ikonostasit të punuar prej druri të arrës. Pjesa e tij e mesme u gdhend nga mjeshtrit e Malit të Shenjtë në fund të shekullit të XVIII-të.


Për tre shekuj e gjysmë, tempulli ishte qendra shpirtërore e Dioqezës së Samokovit, eprorët e së cilës ishin 23 mitropolitë. Dhe i fundit Dosietej ishte gjithashtu peshkopi i parë bullgar i Ekzarkisë Bullgare të sapokrijuar.

Historia shumështresore e “Fjetjes së Hyjlindëses” dëshmohet nga regjistri i kishës ende i ruajtur, i depozituar në vitin 1757. Aty përshkruhen edhe ngjarjet më të rëndësishme, për të cilat mësojmë nga Kupëmbajtësi Stavrofor Mihaill Kolev, kreu i tempullit:

“Që në fillim të shekullit të XVIII-të, në vitin 1711, Mitropoliti i atëhershëm Nektarij kreu punime restauruese dhe riparuese të kishës së vogël që ekzistonte në atë kohë në atë vend – tregon At Mihaill në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Bullgaria ishte atëherë nën sundimin osman dhe ndërtimi i kishave ortodokse në zonat e banuara ishte i ndaluar, prandaj kisha ishte shumë më e vogël, e gërmuar thellë në tokë. Gati 100 vjet më vonë, me propozimin e njërit prej mitropolitëve të qytetit Samokov – Filoteij, kisha u ndërtua në lartësinë e saj aktuale me një nef, dhe gjatë 30-40 viteve të ardhshme u zhvillua në veri dhe në jug. Përveç nefit qendror, kushtuar Nënës së Zotit, u ndërtuan edhe dy anijata të tjera. Ato iu kushtuan mbrojtësit të popullit bullgar, Shën Ivanit të Rilës dhe Shën Dëshmorit Harallampij mrekullibërës.”


Nga Ati Mihaill kuptojmë se respekti për shëruesin e krishterë nuk është i rastësishëm. Në fillim të shekullit të XIX-të, dy epidemi të murtajës kaluan nëpër Samokov dhe banorët e qytetit me lutje kërkuan ndërmjetësimin e Shën Harallampij. Ata ia kushtuan nefin në kishë dhe i sollën lipsanet e tij nga Mali i Shenjtë dhe epidemia kaloi për një periudhë të shkurtër.

Historia interesante e kishës “Fjetja e Hyjlindëses” përfshin edhe luftërat kishtare dhe nacionalçlirimtare, në të cilat banorët e qytetit Samokov ishin jashtëzakonisht aktivë.

Ky është edhe vendi ku u themelua shkolla e parë kishtare – vazhdon historinë magjepsëse At Mihaill. - Këtu lindi ideja e krijimit të shkollës së parë të akredituar teologjike në Bullgarinë, që para Çlirimit, e cila vazhdoi punën e saj edhe pas Çlirimit në vitin 1878. Edhe më sot, kisha metropolitane në Samokov vazhdon të jetë një qendër shpirtërore dhe bashkuese. Duke ruajtur në vetvete kujtesën kishtare dhe historike, ajo jeton me frymën e epokës së re përmes predikimit, përmes iluminizmit shpirtëror. Është vendi ku banorët dhe të gjithë mysafirët dhe pelegrinët e qytetit Samokovi drejtojnë lutjet e tyre Zotit.”


Në mesin e gushtit, në kishën e bukur metropolitane, besimtarë nga i gjithë vendi mblidhen për të nderuar Nënën e Zotit, veçanërisht për festën e tempullit – Fjetjen e Hyjlindëses.

“Kremtja nis një ditë më parë me një shërbesë festive të mbrëmjes, në të cilën ndërthuret një këngë e lashtë, jashtëzakonisht e bukur të shërbimit funeral, dhe një lutje për të sapo ndjerën Virgjëreshën Mari. Është shumë e ngjashme me shërbimin e varrimit të Krishtit, të cilin e shërbejmë në kisha të Premten e Madhe. Nxirret qefini i Virgjëreshës, bëhet një procesion liturgjik rreth tempullit, me një mbledhje të të gjithë klerikëve të qytetit. Të nesërmen vijon shërbesa festive liturgjike e mëngjesit me predikim. Ajo përfundon me bekimin dhe shpërndarjen e kurbanit të shenjtëruar për të gjithë laikët që janë mbledhur. Festa e Fjetjes së Virgjëreshës Mari është jashtëzakonisht e pëlqyer dhe e respektuar. Prandaj edhe njerëzit që janë të pranishëm me lutjet e tyre drejtuar Nënës së Zotit janë të shumtë.”


Lexoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / mitropolitska.samokov, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD
“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD