Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre bullgarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë

Foto: EPA/BGNES

Tre bullgarë - Orlin Rusev, 45 vjeç, Biser Xhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeçe, janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë. Arrestimet u kryen në shkurt, raportoi BBC. Bashkatdhetarët tanë janë akuzuar se kanë dokumente personale me “përmbajtje të dyshimtë” – false. Mes tyre janë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera të Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke. Tre të akuzuarit u arrestuan nga anti-terroristët në Londër. Rusev ka pasur lidhje biznesi me Rusinë. Ai u transferua në ishull në vitin 2009. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Rusev ka një biznes lidhur me përgjime dhe më parë ka punuar si këshilltar në Ministrinë Bullgare të Energjisë.

Xhambazov ka punuar si shofer për spitalet lokale, dhe Ivanova - si asistente në një laborator privat. Ata janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 vjet më parë dhe kanë krijuar një platformë sociale bullgare atje, me qëllim të ndihmës së bashkatdhetarëve tanë në Londër me kurse të gjuhës angleze, si dhe në mbledhjen e dokumenteve të nevojshme për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe. Tre të pandehurit pritet të dalin në gjykatë në Londër në janar.

Ambasadori bullgar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Marin Rajkov, tha për BTA se ambasada jonë nuk ishte e informuar nga institucionet britanike për ndalimin e tre personave të cituar në raportin e BBC.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deri në mesditë do të jetë me diell, pastaj do të ketë vranësira dhe reshje shiu

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12°, në Sofje 10°. Pas mesditës do të mbajë vranësira në vend. Do të ketë reshje të shkurtra me bubullima dhe mundësi për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri..

botuar më 24-05-27 7.40.MD
Iva Pehlivanska, Kryetare e Bashkimit të Paramedikëve
në Bullgari

60% e bullgarëve të trajnuar si ndihmës mjekë shkojnë për të punuar jashtë vendit

Rreth 2500 bullgarë janë trajnuar si ndihmësmjekë që nga viti 2016. Afro 60% e tyre kanë emigruar dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit.  Këtë e tha për BNR, Iva Pehlivanska, kryetare e Bashkimit të Paramedikëve në Bullgari me rastin e Ditës..

botuar më 24-05-27 6.49.MD

NATO miratoi përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina kundër territorit rus

Asambleja Parlamentare e NATO-së miratoi një deklaratë për të lejuar Ukrainën të përdorë ndihmën ushtarake të dërguar për të goditur objektivat ushtarakë në territorin rus. Teksti u miratua në seancën plenare të Asamblesë në Sofje. 9 delegatë votuan..

botuar më 24-05-27 6.37.MD