Në takimin e thirrur nga kryeministri Nikollaj Denkov me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të shërbimeve të sigurisë në lidhje me rritjen e numrit të krimeve të rënda në vend, u përcaktuan masat për luftimin e krimit. Denkov deklaroi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) u konstatua një problem i brendshëm dhe në këtë drejtim kërkoi që të zëvendësohet kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Për momentin nuk është e konstatuar asnjë lidhje mes vrasjeve të ndryshme të komentuara në media, si ajo e Aleksej Petrov dhe Krasimir Kamenov – Këro në Republikën e Afrikës së Jugut. “Nuk mund të flasim për ringjalljen e kohës së vrasjeve spektakolare”, ka qenë kategorik ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov. Kryeministri vuri në pah masat kryesore parandaluese për të luftuar krimin. E para prej tyre është që institucionet të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit mes tyre, veçanërisht për trafikun e drogës dhe migrantëve, krimet kundër personit dhe luftën kundër korrupsionit, për të punuar në mënyrë aktive për sinjalet për të ashtuquajturat “çadra”. Do të aktivizohet edhe puna e shërbimeve që lidhet me informacionin paraprak. Do të punojmë në mënyrë aktive me ata që ndikojnë në mjedisin e sigurisë për të bërë të qartë se çdo orvatje për të shkelur ligjin do të sanksionohet. Pyetjes së një gazetari në lidhje me informacionin e shpërndarë sot në media se ish-hetuesi Petjo Petrov (i njohur si Petjo Evroto), i cili kërkohej me urdhër arresti evropian për aferën “Tetë Xhuxhët”, vdiq papritur nga një atak në zemër në Dubai, ministri i brendshëm tha se ende nuk ka konfirmim të këtij informacioni, dhe se ajo po kontrollohet.
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..
63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..
Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..
63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do..
Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie..