Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli Folklorik "Filip Kutev" me një koncert të madh në Burgas

Foto: Ansambli "Filip Kutev"

Ansambli Shtetëror Folklorik “Filip Kutev”  më 23 gusht do të vizitojë qytetin e Burgasit në Detin e Zi. "Izvori" (“Burime”) - kështu quhet koncerti-spektakël i përgatitur posaçërisht, duke përfshirë disa produksione-premierë kërcimi. Aktiviteti i kushtohet 120 vjetorit të lindjes së Filip Kutevit – themeluesit të ansamblit në vitin 1951. Pjesë e veçantë në koncert do të jenë artistët e ansamblit “Stranxha”. Publiku do të ketë mundësinë të prekë zërat kozmikë, muzikantët magnetikë dhe valltarët virtuozë të ansamblit "Filip Kutev" nga ora 20:30 në skenën e Teatrit Veror në Burgas.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva - zëri bullgar i operës nga skenat botërore

Shpeshherë, kur flasim për Bullgarinë, përvijohet vija ndarëse midis "para" dhe "tani" - në aspektin politik, social dhe historik. Por ajo në të cilën vendi ynë është pa dyshim i pranishëm pa ndarje dhe pa periudha është historia botërore e..

botuar më 24-05-12 8.20.PD

Muzikantët e grupit D2 festojnë 25 vjet në skenë me një koncert

25 vjet muzikë, 25 vjet histori, 25 vjet forcë lëvizëse në industrinë muzikore bullgare - e gjithë kjo festohet nga muzikantët e formacionit D2 me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës. "Njëqind vjet" dhe grupi në zë D2 Grupi u..

botuar më 24-05-10 7.35.PD

OSTAVA me një "Test" për botën tonë sot dhe dashurinë

"Bota është një test për ne. Bota është stres dhe mëkat..." - këndon frontmeni i grupit OSTAVA Svilen Noev në këngën "Test", me të cilën ata eksplorojnë botën e ndryshuar dhe dashurinë. Së fundmi muzikantët prezantuan videoklipin e këngës së fundit nga..

botuar më 24-05-08 8.20.PD