Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë fotografike mbledh kujtimet e fshatrave të fundosura në Bullgari

Foto: iefem.bas.bg

Shumë fotografi të fshatrave të shpopulluara, të cilat shërbyen si vend për ndërtimin e disa prej digave në Bullgari prezantohen në ekspozitën “Trashëgimia e zhytur”. Ajo u përgatit nga shkencëtarë – etnologë, dhe mund të shihet deri në fund të shtatorit në sallën hyrëse të Institutit të Etnografisë dhe Folklorit me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Ekspozita është rezultat i një pune 4-vjeçare të etnografëve, folkloristëve dhe një gjeografi. Ky është një projekt kërkimor në shkallë të gjerë që mbulon më shumë se 70 vendbanime të mbetura brenda kufijve të më shumë se 20 digave. Ekipi në terren po studion mbetjet e fshatrave të shkatërruara, si dhe kujtimet dhe historitë e të shpërngulurve nga ato vende, të shpërndarë në pjesë të ndryshme të Bullgarisë.

Qyteti Kërxhali midis digave „Kërxhali” dhe „Studen Klladenec”, nën ujërat e të cilëve u zhytën më shumë se 20 vendbanime
“Ndër pamjet e përfshira në ekspozitë, tregohen detaje të ndërtimit të vetë digave, foto nga arkivi i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”” – shpjegon krye asistentja, doktoreshë LinaGergova, një nga studiueset e “Trashëgimisë së fundosur” të Bullgarisë dhe shton:

“Zhytur” është thënë në mënyrë metaforike, sepse sigurisht që nuk u zhytëm me kostume uji për të kërkuar këtë trashëgimi. Përkundrazi, ne u përpoqëm të gërmojmë nga kujtimet e njerëzve historitë e tyre personale familjare, kujtimet e fshatrave të fundosura nën ujërat e ndonjë dige. Shumë shpesh ndërtesat publike në fshatra të tilla mbeteshin të paprekura. Prej andej lindën legjendat për thesaret e fshehura në to, për mustakët njeringrënës që i banojnë. Peshkatarët zakonisht tregojnë histori të tilla shumë interesante. Shumica e digave janë ndër projektet më të mëdha hidro-inxhinierike në Bullgari. Në to depozitohen vazhdimisht shtresa dheu dhe fundi ndryshon shumë, prandaj është e pamendueshme që kjo “trashëgimi e zhytur” të mbetej e ruajtur dhe e konservuar nën ujë. Dhe fotot që mund të shihen të varrezave të vjetra kryqet e të cilave dalin mbi ujin tregojnë në fakt mbetjet materiale më të ruajtura të fshatrave të dikurshëm. Vetëm ata kujtojnë se atje dikur valonte jetë.E gjithë kjo sugjeron një proces të pabarabartë të pastrimit të fundit të digës së ardhshme, sepse në disa vende varrezat u zhvendosën, por ka edhe të tillë ku ato mbetën pa u zhvendosur. Të tillë gurë varresh dalin pranë digës Kërxhali, Jovkovci, Ogosta, Zhrebçevo etj.”

Varreqë mund të shihen kur ujërat e digës „Jovkovci” tërhiqen
Merita kryesore për ruajtjen e deri më sot të këtyre mbetjeve të pakta materiale të vendbanimeve poshtë digave u takon vetë komuniteteve. Kjo vlen për kishat dhe për vendet e kultit që  ekzistonin rreth shumë prej fshatrave të fundosura, thonë shkencëtarët – etnologët. Megjithatë, ka edhe disa gjetje që studiuesit i hasin kur fotografojnë pyjet bregdetare nga ajri ose në bregdet, ku qasja është e ndaluar, sepse uji i shumë prej këtyre digave përdoret për pije. Ato janë paraqitur edhe në ekspozitë, thekson doktoresha Lina Gergova:

Kisha e vogël „Shën Gjoni i Verës”, e cila i përkiste fshatit të dikurshëm Pçelinci, në brigjet e digës „Pçelina”
“Gjëja tjetër që na bëri përshtypje si ekip ishin vendimet e mëdha që morën këto komunitete të vogla dhe megjithatë tradicionale rurale – të vendoseshin diku shumë larg. Kjo pasqyrohet në rreth 20 imazhe të ekspozitës sonë. Këtu mund të shihen elemente të procesit të ndërtimit të një dige – kompensimi i njerëzve, zhvendosja, shembja e shtëpive. Shtëpitë e reja, shumë shpesh tipike që formonin lagje uniforme, ishin si ato në vendin nga vijnë të shpërngulurit. Ndër fotot mund të shihen edhe të tilla të kthimit të këtyre njerëzve në kërkim të mbetjeve të fshatit dhe të grumbullimit të pasardhësve, në përpjekje për të ruajtur të paktën kujtimin e fshatit të shkatërruar. Kemipërgatitur disa vitrina në të cilat tregojmë disa objekte të mbijetuara nga fshati Eleshnica, i cili mbeti në breg, por u zhvendos dhe u shkatërrua gjatë ndërtimit të digës Pjasëçnik (Rajoni i qytetit Plovdiv) dhe nga fshati Zhrebçevo të Bullgarisë Qendrore, që i dha emrin digës së ndërtuar atje.”

Foto arkivore e ndërtimit të murit të digës „Aleksandër Stambolijski”, për shkak të së cilës fshati GorskoKosovo u zhvendos plotësisht, fshati Bara u fshi dhe fshati Debelcovo u izolua
Në fakt, tema e ekspozitës “Trashëgimia e fundosur” nuk përfundon në sallonet e Muzeut Etnografik në Sofje. Në vjeshtë, ajo do të zgjojë shumë kujtime dhe reflektime gjatë vizitës së saj tek mërgimtarët nga fshatrat e zhytura të Bullgarisë.

Dhe për shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave, fundi i këtij projekti është gjithashtu një pikënisje për atë të radhës – për fatin e fshatrave moderne të shpopulluara, të ngjashëm me atë të zhytura, por tashmë për një arsye krejtësisht të ndryshme kohore. 

Lexoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: iefem.bas.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD
“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD