Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 Objektet Turistike Kombëtare

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Foto: Veneta Nikollova

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik, ka përmasa kolosale dhe i ngjan një katedrale nëntokësore. Turistët vizitojnë 5 nga 23 sallat e shpellës, e cila dallohet për formimet e saj të bukura karstike.

Këtu është stalaktoni më i madh në Bullgari, lartësia e të cilit është 20 metra. Por ajo që e bën shpellën unike janë pikturat e lashta në mure, të konsideruara si disa nga më të hershmet në Evropë. Specialistët i përkufizojnë si shembuj të patejkalueshëm të artit parahistorik.


Tani shpella “Magurata” ka më shumë dritë brenda dhe është më tërheqëse se kurrë, falë një projekti evropian të bashkëpunimit ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Serbisë fqinje. Janë të instaluar holograme dhe ekrane interaktive, si dhe harta me realitet të shtuar, duke ofruar imazhe dhe video 3D për jetën në shpellë, për vizatimet mijëravjeçare, për florën dhe faunën e saj të pasur.

Qindra imazhet e lashta në mure tregojnë për jetën dhe besimet e paraardhësve tanë të largët. Sipas disa studimeve, ato janë mbi 10 000 vjet të vjetra, por të tjera mendojnë se janë shumë më të lashtë.

“Vizatimet janë deri në mëngën e dytë, ose 350 m në brendësi të shpellës, deri aty ishte prania njerëzore - shpjegon ciceroniVencisllavDimitrov. - Ata hynin me pishtarë për të pikturuar sepse vetë shkëmbi gëlqeror është më specifik, si një dërrasë, kjo mëngë është tërësisht e thatë, lagështia brenda është zero. Nëse do të kishte lagështi, këto vizatime nuk do të zgjasin.Ka 8 vrima natyrore ose vrima në shkëmb. Dhe teksa kalonin me pishtarët, tymi dilte nëpër to. Ndër vizatimet më të vlefshme është i ashtuquajturi “Kalendari diellor”, ku ditët dhe muajt përshkruhen me figura shahu - kemi 366 ditë e 13 muaj. Shumë interesante është “Skena e Gjuetisë” me kafshë të egra – dhi, dre, gjela, duke përfshirë këtu edhe qenin e parë të zbutur.Vizatimet më të vjetra u pikturuan me përzierjen e limonitit dhe argjilës, e më vonë me guanon lakuriq nate dhe nga kjo përcaktohet edhe mosha e tyre. Imazhet e Perëndeshës Nënëdhe të grave që kërcejnë me krahët e ngritur janë mahnitëse.”

„Skena e Gjuetisë”
Në skenat e kultit, gratë përfaqësohen me shtat më të lartë se burrat, sepse kjo ishte koha e matriarkatit. Në shpellë janë gjetur edhe mbetje të shumta eshtrash të kafshëve të lashta, gjurmë banesash primitive, veglaprimitivetë punës e të kuzhinës etj.

Salla e parë është 21 metra e lartë, kjo është “Salla e Triumfit”. Aty ishin shtëpitë e njerëzve të shpellave. U gjetën gjurmë furrash, ku ndizeshin zjarre. Dhe kur burrat e kapnin ndonjë kafshë dhe e çonin brenda për t’u përgatitur për të ngrënë, ishte një lloj triumfi për ta para grave, se i mundën kafshët, prandaj e emërtuam sallën kështu” - tregon VencisllavDimitrov.

Temperatura konstante prej 12 °C ofron kushte ideale për vjetrimin e verës në shpellë. Kjo është arsyeja pse një bodrum vere është vendosur në një nga mëngët e saj. Dhe më shumë: në shekullin e XX-të në të ashtuquajturën mëngë të tretë të shpellës “Magurata” kishte një sanatorium, sepse shpella është e ngopur me jone kaliumi:

„Kalendari diellor”
“Kjo ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të mushkërive dhe astmës – thotë Dimitrov. – Vetë mënga ku ndodhej spitali të jep ndjesinë se po hyn nëdhoma me kripë. Ky sanatorium origjinal funksiononte nga viti 1972 deri në vitin 1976 dhe kishte një sukses të madh. Brenda kishte 30 deri në 35 shtretër. Pacientët qëndruan në të për gjysmë ore në ditë për dy javë.”

“Magurata” është një nga shpellat më të mëdha në vendin tonë. Formimi i tij filloi 15 milionë vjet më parë, dhe galeritë e ekspozuara janë 2500 metra të gjata. Sot është nën mbrojtjen e UNESCO-së si një fenomen natyror dhe është përfshirë nën numrin 14 në listën e “100 Objekteve Turistike Kombëtare”.

Lexoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD

Kalaja e Asenit është mbështjellë me vellon e misticizmit dhe legjendave

Mbi një shkëmb të madh mbi lumin Asenica ngrihet një kështjellë e paarritshme për armiqtë. Aje lartë mbi shkëmbinjtë e shqiponjave, fortesat e veta i kanë ngritur trakët, romakët, bizantinët, njerëzit e ardhur nga pjesa perëndimore e Evropës,..

botuar më 19-12-23 10.15.PD