Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrat u takuan me komunitetin bullgar në Uashington

Foto: mfa.bg

Ministrja e Jashtme Maria Gabriel, Ministri i Drejtësisë Atanas Sllavov dhe Ministrja e Inovacionit dhe Rritjes Milena Stojçeva u takuan me komunitetin bullgar në Uashington. Në ambasadën bullgare, Gabriel theksoi se “vetëm 4 muaj pas formimit të qeverisë do të ketë një seancë të dytë të dialogut strategjik me SHBA-në”.

Ajo theksoi se synimi është që të ndërmerren hapa konkretë për të forcuar partneritetin strategjik në fusha si reforma në drejtësi, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, luftimi efektiv i dezinformatave, bashkëpunimi në mbrojtje, ekonomi dhe energji. Gabriel u bëri thirrje të pranishmëve që të përfshihen në formimin e politikave dhe vendimmarrjen, duke theksuar se shpreson te përvoja, idetë dhe mendimi i tyre kritik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD