Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mund të humbasë qindra miliona nga BE-ja sipas planit të dekarbonizimit

Iliana Ivanova dhe Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Vonesa e ligjeve për drejtësinë dhe energjinë sipas Planit për Rimëkëmbjen, Qëndrueshmërinë dhe një kalim të drejtë drejt dekarbonizimit kërcënon Bullgarinë të humbasë 700 milionë euro, tha kryeministri Nikollaj Denkov. Plani për zhvillimin e rajoneve të qymyrit duhet të miratohet nga qeveria deri më 29 shtator, tha kryeministri. Në Këshillin e Ministrave ai pranoi Komisioneren Evropiane për Inovacionet Iliana Ivanova. Ajo theksoi gjithashtu se vetëm Bullgaria në BE nuk i ka paraqitur planet e saj territoriale. 100 milionë euro janë pothuajse të humbur. 800 milionë të tjera janë në pyetje nëse kjo nuk bëhet për një kohë të shkurtër”, tha Ivanova.

Para protestuesve në Radnevo kundër planit të propozuar për një tranzicion të drejtë të rajoneve të qymyrit, Zhivko Todorov, kryetar i komunës së qytetit Stara Zagora, tha se në formën e tij “plani do të krijojë papunësi, kaos dhe probleme”. Plani është formal, në të nuk ka tregues se sa vende të punës do të hapen, arsyetim financiar, çfarë projektesh do të financohen dhe me çfarë kostoje”, tha Todorov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me 85.47% të protokolleve zgjedhore të përpunuara, 7 parti hyjnë në parlamentin e ri

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar me 85,47 për qind të ë protokolleve të numëruara seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet që nga ora 14:00 e datës 10..

rinovuar më 24-06-10 3.34.MD
Lidri i DPS-së Deljan Peevski

DPS fiton votën e bullgarëve jashtë vendit me një epërsi të konsiderueshme, “Veliçie” e kalon GERB-in

Sipas të dhënave të datës 10 qershor 2024 në orën 14:00, me 97,40% të protokolleve të përpunuara, Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ është lider në votimin e bullgarëve jashtë vendit në zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të 9 qershorit. Rezultatet..

botuar më 24-06-10 3.11.MD

Detyra kryesore e "Vëzrazhdane" është të pengojë Bullgarinë të hyjë në konfliktin në Ukrainë

Me pjesëmarrjen e paprecedentë të ulët të votuesve prej 32% dje, sistemi bullgar pësoi një përplasje fatale. Populli bullgar votoi mosbesim ndaj demokracisë parlamentare në Bullgari. Kështu deklaroi lideri i “Vëzrzhdane” Kostadin Kostadinov në..

botuar më 24-06-10 2.57.MD