Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dyluftime gladiatorësh, një treg skllevërish dhe gatime të shijshme në panairin mesjetar pranë qytetit Sliven

| rinovuar më 23-10-07 6.10.PD
Foto: Bashkia Sliven

Më shumë se 200 pjesëmarrës do të rikrijojnë jetën dhe veprën ushtarake të shoqërive që banonin në kështjellën e lashtë pranë qytetit të sotëm të Slivenit në periudhën nga antikiteti i vonë deri në Mbretërinë e Dytë Bullgare. Panairi mesjetar "Kujto lavdinë - Tuida 2023" nisi që të premten me një paradë festive nëpër rrugët e qytetit.


Festivali, i cili mbahet për të shtatën herë, vazhdon më 7 dhe 8 tetor, por tashmë pas mureve të kalasë mesjetare “Tuida”.

Vizitorëmund të krijojnë një ide pëstilin jetesës, traditave, kulturës, zakoneve dhe madje edhe lojërave të paraardhësve tanë. Dyluftime gladiatorësh, përleshje të ushtrive të armatosura, shigjetar të aftë, artizanat, treg skllevërish, gatime të shijshme, jurta dhe tenda udhëtimesh, kostume dhe atraksione të tjera do të mbushin ditët e festivalit.


Lexoni më tepër: 

Panairi mesjetar mbahet çdo vit me rastin festësë Shën Dimitrit të qytetit Sliven. Ai organizohet në frymën e traditës së vjetër ushtarake bullgare - Mbledhja e ushtrive gjatë vjeshtës, të cilën bullgarët e mbanin në ditën e mundësit të dragoit dhe Dëshmorit të madh Shën Dimitër.

Foto: Bashkia Sliven

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD