Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Gabriel: Dënojmë fuqishëm sulmin e Hamasit

Maria Gabriel dhe Lorens Bun
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme Maria Gabriel dhe Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Lorens Bun, në një takim në Sofje diskutuan luftën në Ukrainë, sulmet e Hamasit kundër Izraelit, si dhe zgjerimin e BE-së. “Dënojmë sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, humbjen e madhe të jetëve të pafajshme dhe marrjen e pengjeve”, tha Gabriel pas takimit. Ajo theksoi se Bullgaria po monitoron situatën për presione të mundshme nga emigrantët. Të dy bashkëbisedueset theksuan se Bullgaria dhe Franca do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën - sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD