Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka një nga kufijtë e jashtëm më të sigurt në BE

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Bullgaria tani ka një nga kufijtë e jashtëm më të sigurt në BE, komentoi nënpresidentja Ilijana Jotova duke iu përgjigjur pyetjes nëse vendi është i përgatitur për një valë refugjatësh nga Lindja e Mesme.

“Shikoni çfarë po ndodh në Itali, në Greqi”, u tha Jotova gazetarëve. “Pavarësisht nga zërat e shumtë që dëgjojmë jo vetëm në vend, por edhe jashtë, të skeptikëve për hyrjen tonë në Shengen, mendoj se edhe këtë herë Bullgaria do t'ia dalë. Natyrisht, kjo nuk është vetëm detyra jonë. Qortimi im është për institucionet evropiane, sepse ju e dini që pakti për migracionin është i bllokuar. Disa nga klauzolat brenda nuk janë të dobishme për Bullgarinë, sepse "Marrëveshja e Dublinit" do të vazhdojë të funksionojë, theksoi Jotova. Sipas saj, kjo na dënon të jemi një vend që kryesisht do të kujdeset për emigrantët që do të hyjnë për herë të parë në territorin e BE-së duke kaluar kufirin bullgar.

Ilijana Jotova hapi në Pallatin Kombëtar të Kulturës /NDK/ forumin "Platforma e Frankofonisë, Shumëgjuhësisë dhe Bashkëpunimit në Evropë".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD