Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit, Mladen Krstajić, foli para ndeshjes miqësore me Shqipërinë më 17 tetor në Tiranë. Mikpritësit janë favoritë. Skuadra bullgare e viziton Shqipërinë pas humbjes së dhimbshme 0:2 nga Letonia.
I pyetur për dorëheqjen e tij, trajneri tha: “Nuk është koha të flasim këtu për problemin e madh në futbollin bullgar, do të duket si një justifikim. Problemi nuk është Krstajić, por që djemtë të zhvillohen. Unë po flas për interesin e futbollit bullgar. Shihni se sa të huaj luajnë në Serbi dhe Kroaci dhe bëni llogaritë. Nëse nuk ka bullgarë që luajnë në kampionatin bullgar, është më mirë ta mbyllni atë. Ne duhet të kujdesemi për fëmijët tanë. Për momentin ndihem bullgar”. Pas deklaratës, kryetari i Ligës Profesionale Bullgare të Futbollit, Atanas Karaivanov, kërkoi dorëheqjen e Krstajić.Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit..
Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime kombinimet e saj me rreth, shkopinj, shirit dhe top. Ansambli i Bullgarisë mbrojti titullin..
Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia..
Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën..