Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia e re ushtarake e Bullgarisë është gati

Foto: BGNES

Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji të re të mbrojtjes për Bullgarinë që u publikua për diskutim publik. Në të theksohet se mbrojtja e Bullgarisë kryhet në kuadër të mbrojtjes kolektive të NATO-së dhe në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së. Misioni kryesor i Forcave tona të Armatosura nuk është vetëm mbrojtja, por edhe parandalimi. “Agresioni i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës shkeli parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, dëmtoi seriozisht arkitekturën e sigurisë evropiane dhe ndryshoi faktorët që kontribuuan për një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë në Evropë. Rritja e rreziqeve dhe kërcënimeve globale dhe të ndërlidhura nuk përjashtojnë mundësinë e cenimit dhe shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti anëtar të NATO-së dhe BE-së”, theksohet në draft. Vihet në dukje se shpenzimet minimale të mbrojtjes duhet të jenë 2% e PBB-së. Të paktën 20% e shpenzimeve vjetore të mbrojtjes duhet të jenë për armë dhe pajisje të reja. Dokumenti i ri ka një horizont veprimi deri në vitin 2033.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan

Kryetari i nderit i DPS-së Ahmed Dogan: Deljan Peevski - Kryeministër? Jo!

"Është koha të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe jo të kemi kaq shumë zgjedhje. Kjo pengon funksionimin normal të shtetit. Ju e patë se çfarë shkaktoi cikli dyvjeçar i qeverive të përkohshme". Kështu tha më herët gjatë ditës së sotme..

botuar më 24-06-09 10.10.MD

PP-DB: Ne do të jemi një opozitë e fortë ndaj Borisovit dhe Peevskit

“Ne do të përdorim mbështetjen që na keni dhënë për të qenë një opozitë e fortë ndaj planeve të Bojko Borisov (GERB), Deljan Peevski (DPS) dhe “një fletë fiku të tretë” për të na kthyer në vitet e e dallavereve, dhe për të çimentuar kontrollin e..

botuar më 24-06-09 9.56.MD
Përvan Simeonov

Përvan Simeonov: Votimi tregon një protestë kundër mënyrës se si ne e përshkruajmë Perëndimin

"Ne kemi një kartë portokalli ndaj shtresës politike në këto zgjedhje. Kjo nuk duket si një krizë politike, por si një krizë e demokracisë". Kështu komentoi për BNR, Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i “Gallup International Balkan”, rezultatet e..

botuar më 24-06-09 9.33.MD