Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha kremton kujtimin e Shën Joan Gojartit

Foto: arkiv

Sot nderojmë Shën Joan Gojartin - një nga etërit dhe mësuesit më të shquar të Kishës.

Shën Joani lindi në Antioki të Sirisë në vitin 347. Pasi kreu studimet në Athinë, u kthye në vendlindje. Në fillim ai jetonte si asket në shkretëtirë dhe studionte Shkrimet e Shenjta në lutje dhe agjërim, dhe kur mbushi 34 vjeç, u shugurua meshtar në Antioki. Gjatë shërbimit të tij, Joani predikonte me pasion të madh, për të cilën mori nofkën Gojartë.

Si kryepeshkop, Shën Joani ishte një denoncues i pamëshirshëm i çdo paligjshmërie dhe vesi dhe kjo u bë shkak që të ketë shumë armiq. Midis tyre ishte edhe perandoresha Eudoksia, e cila e dërgoi në mërgim. Rrugës - pas shumë mundimeve dhe vuajtjeve, Shën Joan Gojarti vdiq në vitin 407.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD

Industria e turizmit mbështetet në punëtorë sezonalë nga vendet e treta për verën

Në pushimoret e Detit të Zi këtë verë pritet një sezon i mirë turistik. Megjithatë, hotelierët në vendpushimet tona bregdetare janë të shqetësuar për vështirësitë në gjetjen e personelit të mjaftueshëm të kualifikuar. Këtë e tha kryebashkiaku i..

botuar më 24-05-09 6.32.MD

Masa të përkohshme kundër epidemisë për shkak të përhapjes së kollës së mirë

Nga 9 maji në Bullgari vendosen masa të përkohshme anti-epidemike kundër përhapjes së kollës së mirë. Sipas urdhrit të ministrit të shëndetësisë, ato do të operojnë deri në fund të korrikut dhe përfshijnë diagnostikimin falas të personave që kanë..

botuar më 24-05-09 5.16.MD