Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Në përqafimin e një reje” Momçill Kolev kthehet si intepretues

Foto: @MomchilKolevOfficial

Kompozitori i disa prej melodive më lirike në muzikën moderne bullgare pop - Momçill Kolev – më 14 nëntor feston ditëlindjen. I detyrohemi atij një sërë hitesh nga fundi i shekullit të XX-të, të cilat edhe më sot e kësaj dite i gëzojnë një popullaritet të gjerë. Veprat  e tij janë pjesë e repertorit të shumë këngëtarëve dhe grupeve të njohura bullgare.

Momçill Kolev fitoi popullaritetin më të madh në një duet me Dobrin Vekilov - Doni (dueti "Doni dhe Momçill") në vitet 90- të shekullit të kaluar.

Së fundmi, Momçill Kolev u rikthye me një këngë të re - "Në përqafimin e një reje". Në të, përveç si kompozitor, e dëgjojmë sërish si këngëtar - diçka që sipas tij nuk ka ndodhur që nga viti 1998. Atëherë me Doni realizuan albumin e tyre të fundit, në të cilin Momçill interpretoi këngën "Zogjtë e fjetur".

“Në përqafimin e një reje” na sjell mesazhet e bukura melodike të kompozitorit  Momçill Kolev, të veshur me fjalët e poetes Elica Getova. Kohët e fundit, Momçill punon me djalin e tij - Kallojan Kolev, i cili është autori i aranzhimit dhe tek i cili gjen frymëzim:

Momçill Kolev

"Ai arrin disi të më kuptojë dhe të bëjë gjëra që më janë afër shpirtit. Unë nuk jam më një nga autorët "modern", pasi shpirti im ka mbetur diku në fund të viteve '90 dhe në fillim të vitit 2000, por djali im më ndihmon të jem të përditësuar dhe të tingëllojë moderne, për të cilën i jam pafundësisht mirënjohës” -  thotë Momçil Kolev.

Edhe pse vazhdon të krijojë këngë, tërheqja e tij si interpretues që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri është fakt. Çfarë ndryshoi në muzikë në 25 vitet e fundit nga këndvështrimi i tij?

“U shfaq muzika e re, e cila disi shkaktoi interes të madh tek muzikantët, pasi dolën shumë tinguj të rinj, gjë që e bëri tingëllimin shumë më të pasur, më interesant. Por në kurriz të kësaj, në mënyrë harmonike dhe melodike, gjërat u përkeqësuan. Kjo nuk e ndihmon shumë muzikën. Mendoj se ka shumë më tepër për të dëshiruar nga muzikantët dhe mjedisi që ata krijojnë. Ka nevojë për një frymë. Nevojiten ide të reja në tekst, mesazhe të reja, shpresa të reja, një ndjenjë të re dashurie - ky është në të vërtetë roli i muzikës.”



Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Yotube / @MomchilKolevOfficial, БТА




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Sillvia" – persona të njohur interpretojnë një këngë emblematike nga repertori i Vëllezërve Argirovi

"Sillvia" është një version i ri i një kënge të përjetshme të një prej dueteve më të njohura të viteve 80-të - Vëllezërit Argirovi. Kënga është një version i ri i "Parandjenjë për një varg" nga albumi "Një vajzë për dy" i Vëllezërve Argirovi, i..

botuar më 24-05-14 8.00.PD

"Të gdhendur" është kënga e parë solo e Bobi Ivançev nga dueti "Avenue"

Borisllav /Bobi/ Ivançev është një muzikant i ndikuar shumë nga magjia e radios. Ai është i njohur si pjesë e duetit “Avenue”, dhe kënga e tij e parë autoriale “Të gdhendur” tashmë po “udhëton” me sukses në valët e radios. “Kjo këngë është një..

botuar më 24-05-13 7.55.PD

Sonja Jonçeva - zëri bullgar i operës nga skenat botërore

Shpeshherë, kur flasim për Bullgarinë, përvijohet vija ndarëse midis "para" dhe "tani" - në aspektin politik, social dhe historik. Por ajo në të cilën vendi ynë është pa dyshim i pranishëm pa ndarje dhe pa periudha është historia botërore e..

botuar më 24-05-12 8.20.PD