Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspertët raportojnë një mospërputhje alarmante në rritjen e çmimeve dhe rritjen e pagave në Bullgari

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari: Në krahasim me vendet e tjera evropiane ne duhet që me të ardhurat më të ulëta, të përballemi me çmimet më të larta të mundshme

Foto: Pixabay

"Ne kemi një treg të qetë për momentin. Dhe ajo që i shqetëson njerëzit dhe krijon një situatë nervoze janë të ardhurat e ulëta," tha për BNR Vlladimir Ivanov, kryetar i Komisionit Shtetëror për Bursat dhe Tregjet e Mallrave. Sipas tij ka një mjedis të fortë konkurrues dhe situata nuk është aq e pakëndshme - në këtë kohë të vitin e kaluar kishte një kurbë që tregonte qartë rritjee çmimeve, ndërsa tani ajo është në rënie. Kjo do të thotë, nëse në 2022 ka pasur shumë stres në treg, tani situata është stabile. Ivanov sqaroi se në krahasim me shportën e konsumit të produkteve për 100 leva vitin e kaluar, tani çmimi i tyre do të ishte 103 leva. Përfundimi - tensioni vjen nga vonesa e të ardhurave, jo nga ndërveprimet në treg.

Një sondazh mes 350 kompanive në vend tregon se në vitin aktual më shumë se gjysma e punëdhënësve kanë rritur pagat deri në 10%, ndërsa në vitin 2022 rritja ishte 14-15% në përgjigje të rritjes së inflacionit. Megjithatë, rezulton se kjo nuk mjafton dhe të ardhurat në vendin tonë mbeten më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Pllamen Dimitrov

Bullgaria ka çmimet më të larta nga pikëpamja e të ardhurave më të ulëta në BE, ose me fjalë të tjera - me të ardhurat më të ulëta duhet të përballemi me çmimet më të larta kundrejt vendeve të tjera”, shpjegoi Pllamen Dimitrov presidenti i Konfederatëssë Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) pasi Instituti për Kërkime dhe Trajnime Sociale dhe Sindikale /për KNSB/ njoftoi studimin e tij mbi rritjen e pagave dhe kostos së jetesës në Bullgari në tre muajt e fundit. Edhe pse situata është e njëjtë për shumë mallra, vërehet edhe një rënie e lehtë e çmimeve për disa prej tyre, ato janë përgjithësisht në nivele të larta, tregojnë rezultatet. Si gjithmonë, KNSB ndalet në të ashtuquajturat një shportë e vogël konsumi, ose 20 mallrat thelbësore pa të cilat një person nuk mund tia dalë në shtëpi. Aktualisht, vlera totale e këtyre mallrave të monitoruara në Bullgari është 56 euro. Rritja e çmimeve për një periudhë njëvjeçare është mbi 15%, raportojnë ekonomistët. Për krahasim, i njëjti mall kushton 50 euro në Spanjë, 59 euro në Gjermani dhe 46 euro në Rumani. Bullgarët që marrin pagë minimale mund të blejnë mallrat nga shporta e vogël e konsumatorit vetëm 7 herë në muaj. Në Spanjë, një pagë minimale mund ta blejë këtë shportë 27 herë, dhe në Gjermani 34 herë.

Në të njëjtën kohë, krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së, Bullgaria vazhdon të ketë pagën mesatare më të ulët, konfirmon studimi i KNSB-së.

Ljubosllav Kostov

“Mielli është më i shtrenjt në Bullgari, krahasuar me vendet e tjera – 92 cent, krahasuar me 70 cent në Spanjë, 74 cent në Kroaci, në Rumani – 80 cent – ​​krahason Ljubosllav Kostov, ekspert në KNSB dhe vazhdon: Ne jemi në vendin e tretë për sa i përket djathit më të shtrenjtë të lopës - para nesh në renditje janë vetëm Franca dhe Kroacia. Në përgjithësi, diferenca në çmime nuk korrespondon me diferencën në pagë, aq më pak me produktivitetin e punës. ”

Çmimet në shportën e vogël të konsumatorit kanë shënuar rritje të dyfishtë që nga fillimi i inflacionit,ndërsa rroga nuk është rritur me një ritëm të tillë – përmbledh KNSB dhe kujton se inflacioni i matur që nga fillimi i vitit 2021 është 30% - një rritje e përgjithshme e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në Bullgari. Në këtë situatë, sindikata kërkon të paktën 15% rritje të pagës minimale, në funksion të inflacionit prej 5% që pritet vitin e ardhshëm.

“Ne duam në vitin 2024 fuqia jonë blerëse të rritet, pavarësisht gjithë këtyre shqetësimeve për inflacionin që janë duke ardhur nga faktorë të jashtëm të energjisë dhe luftërat që do të ndikojnë në çmimet, veçanërisht në dimër. Ndaj, inflacioni 5% që ka parashikuar Ministria e Financave në buxhetin e vitit të ardhshëm, mund të rezultojë një parashikim mjaft optimist”.

Foto: Pixabay, BGNES, BTA

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007..

botuar më 24-05-12 7.10.PD