Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traditat austriake të Krishtlindjeve shfaqen në Burgas

13
Foto: BTA

Lodrat e vjetra të Krishtlindjeve me një histori të pasur dhe interesante mund të shihen për herë të parë në Bullgari. Ato janë pjesë e ekspozitës “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” në Muzeun Etnografik të Burgasit. Iniciatorja e aktivitetit është Doc.Dr.Radostina Ivanova-Mishineva, konsull nderi i Austrisë në Burgas, dhe realizimi i tij është në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës Kulturore "BLAUES FENSTER"-Wagrain dhe Muzeut Historik Rajonal në qytetin tonë bregdetar.


Janë ekspozuar 38 eksponate nga koleksioni i Muzeut të Natës së Heshtur /“Silent Night Museum”/ dhe Muzeut të Shtëpisë Waggerl /Waggerl House Museum/ në qytetin austriak të Wagrain.

Lodrat e Krishtlindjeve janë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Të gjitha ato janë të dizajnuara për të dekoruar shtëpinë dhe pemën e Krishtlindjes dhe mbajnë shumë simbolikë në vetvete.

Përgatitjet për Krishtlindje në Austri nisin më 6 dhjetor, kur, ashtu si në Bullgari, festohet Dita e Shën Nikollës. Sipas traditës austriake, në këtë ditë zbukurohet pema e Krishtlindjes dhe poshtë saj vendosen dhuratat e gatshme dhe të mbështjella të Krishtlindjeve.


Ekspozita “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” do të qëndrojë në Muzeun Etnografik në Burgas deri në mars të vitit 2024. Në javët në vijim ajo do të shoqërohet nga një treg austriak i Krishtlindjeve, ku mund të provoni një gotë Glühwein aromatike – verë të gatuar në shtëpi për Krishtlindje me kanellë dhe karafil, dhe bukë tradicionale austriake me fruta të thata.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Foto: BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNR - Kërxhali

Në fshatin e Kushllës të Rodopeve - mbretëria e mumios

Diku në rrëzë të Rodopeve Lindore, vetëm 100 metra nga kufiri ynë me Greqinë, ndodhet fshati Kushlla. Jo shumë kohë më parë - në vitet 1970 - popullsia e fshatit numëronte mbi 300 njerëz, por sot këtu jetojnë vetëm 22 pensionistë, thotë kryetari Sevdalin..

botuar më 24-05-15 7.30.PD

Shkencëtarët bullgarë dhe të huaj diskutojnë gjuhën bullgare në vendin tonë dhe në mbarë botën

Konferenca e vjetore Ndërkombëtare e Institutit të Gjuhës Bullgare “Prof. Ljubomir Andrejçin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Sofje. Sipas traditës, forumi shqyrton arritjet dhe tendencat në fushën e studimit të..

botuar më 24-05-15 6.05.PD

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD