Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia, vera dhe natyra - Vidini, si një destinacion tërheqës për udhëtime lundrimi

4
Kështjella "Baba Vida"
Foto: vidin.bg

"Zbuloni kështjellën "Baba Vida" - kështjella më e madhe mesjetare në Bullgari. Si alternativë, vizitoni një shtëpi vendase për një demonstrim të kosit tradicional bullgar dhe banicës së ëmbël një ëmbëlsirë që do të mund ta përgatisni edhe ju" - Pra, një nga liderët e Kompanivetë lundrimit në lumin Danub, reklamon qytetin e Vidinit në mesin e klientëve të saj.

Deri në fund të tetorit, 278 anije me turistë të lundrimit u ankoruan në Vidin. Për herë të parë, sezoni nuk do të përfundojë në nëntor, por në fund të dhjetorit, kur pritet të ankorohet anija e fundit turistike për vitin 2023, sipas një raporti të autoritetit portual. Udhëtarët e lumenjve qëndrojnë në Vidin nga disa orë deri në dy ditë dhe prania e tyre ndikon pozitivisht në turizmin vendas. “Nga fillimi i sezonit e deri më tani kemi pritur rreth 50 mijë miq lundrues – thotë Cecka Cokova nga komuna Vidin për Radio Bullgarinë dhe shton:

"Këta janë kryesisht turistë nga SHBA, Gjermania, Austria. Në një masë më të vogël kemi mysafirë edhe nga disa vende aziatike, si dhe nga Italia, Kanadaja e deri në Zelandën e Re. Më së shpeshti nisen nga një port gjerman ose austriak dhe prej andej nis udhëtimi i tyre përgjatë Danubit dhe Vidini është ndalesa e tyre e parë në Bullgari. Në varësi të programit të tyre, ata arrijnë edhe në Ruse."

Rrugët e lumenjve janë jashtëzakonisht të njohura në mesin e turistëve të moshuar - po flasim për të huaj të pasur mbi 65 vjeç, të cilët udhëtojnë me bashkëshortët e tyre në kërkim të përvojave dhe kontakteve me kultura të ndryshme.

"Të huajt janë shumë të impresionuar nga qyteti ynë," thotë Cecka Cokova. Interesim më të madh ngjall “Baba Vida”. Që nga fillimi i vitit, kështjellën mesjetare buzë Danubit e kanë vizituar 10144 të huaj, mes të cilëve mbizotërojnë turistët e kroçerave, sipas të dhënave të RIM-Vidin.

Shumë shpesh ata kërcejnë në shkëmbinjtë e Bellogradçikut, rreth 50 km larg në jug të qytetit port për të eksploruar fenomenin e mahnitshëm natyror dhe kështjellën e lashtë të mbuluar me legjendë. Por shumica qëndrojnë në Vidin për t'u zhytur në atmosferën e tij autentike. “Ata duhet të ndalen pranë ndërtesës së bukur të ish sinagogës, e cila u restaurua së fundmi dhe hapi dyert këtë vjeshtë”, thotë Cecka Cokova dhe shton:

Ndërtesa e sinagogës që strehon Qendrën Kulturore Jules Pasquin"Nëse kanë një turne të organizuar, duhet të kalojë nëpër parkun tonë të Danubit me një pamje të bukur të lumit. Aty ndodhen të gjitha monumentet e rëndësishme që lidhen me zhvillimin historik të qytetit. Shëtitja i çon jo vetëm në "Baba Vida" por edhe në Qendrën Kulturore që mban emrin e artistit kozmopolit Jules Pasquin, si dhe në Muzeun Arkeologjik me artefakte të ruajtura nga koha romake”.

Parku i DanubitStamboll Kapia - porta kryesore e Kalasë së Vidinit, e ndërtuar në shekujt 17-18, dhe Katedralja e mrekullueshme e Shën Dimitrit janë ndër pamjet që i bëjnë shumë përshtypje mysafirëve të lumit. Por jo vetëm:

Porta e Stambollit"Ka edhe nga ata që duan të provojnë kuzhinën vendase. Vidini është i njohur për banicën (byrekun) e Vidinit, e cila ka një shije të ëmbël dhe të huajt me kërkesë paraprake dëshirojnë ta shijojnë. Shumë prej tyre largohen me një kavanoz me kos, sepse është diçka me të cilën jemi njohur në mbarë botën dhe sigurisht, të mos harrojmë se shkolla e parë e verës hapi dyert në Vidin në vitin 1887. Nuk është rastësi që qyteti ynë është një destinacion popullor për turizmin e verës, duke ofruar varietete unike autentike. Pra, turistët e lundrimit shpesh zgjedhin të pasurojnë qëndrimin e tyre në qytetin tonë me degustime të verërave lokale në bodrumet tona - shpjegon Cecka Cokova.

Lexoni më tepër:

Foto: BTA, Bashkia Vidin - vidin.bg

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD
fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD