Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Turqia me një projekt të përbashkët për kufij të sigurt me financim evropian

Foto: BNR - Burgas

Bullgaria po fillon zbatimin e një projekti për përmirësimin e sigurisë në rajonin ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Turqisë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar me Turqinë INTERREG për periudhën 2021-2027. Projekti kap vlerën e më shumë se 1.7 milionë euro. Qëllimi i tij është të forcojë sistemet kombëtare për luftimin e migracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit dhe solidaritetit. Partnerë në projekt janë Drejtoritë Rajonale të Policisë në Burgas, Haskovo dhe Jamboll, si dhe rajonet turke të Edrenesë dhe Kırklareli.

Fondet në kuadër të projektit do të përdoren për blerjen e makinave jashtë rrugës dhe minibusëve dhe rreth 200 punonjës do të marrin pjesë në trajnimet e planifikuara, njoftoi korrespondentja e BNR në Burgas Daniella Kostadinova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 qershorin 2024

Të martën do të mbajë sërish mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Përqendrimi i pluhurit të Saharasë nga veriu do të ulet. Mbetet i nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje – rreth 33°. Në..

botuar më 24-06-10 7.35.MD

Me 93.53% të protokolleve zgjedhore të përpunuara, 7 parti hyjnë në parlamentin e ri

“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar me 85,47 për qind të ë protokolleve të numëruara seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rezultatet që nga ora 16:00 e datës 10..

rinovuar më 24-06-10 5.12.MD
Hristo Ivanov

Bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov dha dorëheqjen

Në një konferencë sot, Hristo Ivanov njoftoi se jep dorëheqjen si kryetar i partisë “Po, Bullgaria”, dhe përkatësisht si bashkëkryetar i koalicionit “Bullgaria Demokratike”, në sfondin e rezultatit për parlamentin kombëtar, sipas të cilit..

botuar më 24-06-10 4.42.MD