10-vjeçarja Darija Stojanova nga Varna performoi shkëlqyeshëm me këngën "Ciao Evropa" /”Përshëndetje, Evropa/, e cila ishte në krye në klasifikimin e përkohshëm në festivalin e muzikës për fëmijë "Monedha e Artë", që u mbajt në Bolonjë të Italisë. E pyetur, si folësja më e mirë në gjuhën italiane se për çfarë bëhet fjalë në këngën "Përshëndetje, Evropa", të cilën ajo e këndoi me Elizën nga Shqipëria dhe Aleksandros nga Greqia, Darija shpjegoi: "Ka të bëjë kryesisht me të gjithë planetin, me gjithë Tokën, si dhe me paqen". Së bashku me Elizën dhe Aleksandros, Darija është ambasadore e “Monedha e Artë” në shkollat anembanë botës.
Nëntë vjeçari nga Napoli Salvatore fitoi edicionin e 66-të të festivalit, megjithëse sipas idesë së "Monedha e Artë", fitues është i gjithë festivali, raportoi korrespondentja e BNR në Itali, Elena Shahanova.Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..
Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër. Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..
Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..
Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin..