Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë mendojnë bizneset bullgare dhe rumune për marrëdhëniet dypalëshe?

Forumi në Ruse lejoi të dëgjohen mendime të ndryshme në mbështetje të marrëdhënieve më të ngushta bullgaro-rumune

Foto:BTA
Foto: БТА

Projektet e infrastrukturës midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk po ecin me shpejtësi për shkak të kuadrit rregullator kompleks, por ende po vazhdojnë të ecin përpara. Kështu deklaroi për Radio Bullgarinë Doru Dragomir, kryetar i Dhomës Dypalëshe të Tregtisë Rumani-Bullgari, në margjinat e konferencës "Evropa e Bashkuar - një rrugë drejt sigurisë ekonomike dhe integrimit të qëndrueshëm", e cila u mbajt pak ditë më parë në Ruse.

Doru Dragomir

Sipas Doru Dragomir, hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të ketë një ndikim të mirë makroekonomik në marrëdhëniet ekonomike bullgaro-rumune, sepse do të balancojë tregtinë midis dy vendeve:

“Ne presim të kemi më shumë eksporte nga Rumania në Bullgari dhe të reduktojmë pak eksportet nga Bullgaria në Rumani. Nga një këndvështrim tjetër, nuk mendoj se do të ketë dallime të mëdha, sepse në përgjithësi, kompanitë nga Rumania punojnë më shumë se 70% me mallra për dhe nga Bashkimi Evropian. d.m.th. Biznesmenët rumunë nuk e kanë problem të punojnë me euro. Nga ky këndvështrim duhet të jemi gati të punojmë edhe me kompanitë bullgare në euro”.


Forumi në Ruse mblodhi së bashku politikanë, diplomatë, biznesmenë dhe gazetarë, duke zhvilluar aktivitete në hapësirën bullgaro-rumune dhe kjo ishte një mundësi e përshtatshme për diskutime mbi çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe në kontekstin e votës së re të pritshme pro ose kundër pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në hapësirën Shengen.

“Në fund të këtij viti, në mungesë të pranimit në Shengen, d.m.th. nëse na refuzojnë sërish, do të thotë se duhet të punojmë gjithnjë e më shumë për t'i zgjidhur të gjitha këto probleme që shtrohen nga Austria apo Holanda, në mënyrë që t'i bashkohemi Shengenit. Fatkeqësisht, humbja e këtij momenti ka shumë të ngjarë të çojë në një vonesë prej të paktën një deri në tre vjet - shpjegoi për Radio Bullgarinë Radu Dinesku, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Kombëtar Rumun të Transportuesve Automobilistikë. Ai shpalli edhe një herë qëndrimin e tij pozitiv ndaj idesë së heqjes së kontrollit kufitar midis Bullgarisë dhe Rumanisë - të ashtuquajturat Mini-Shengen bullgaro-rumune. Dhe tregoi se mbërritjen e tij në Ruse e shfrytëzoi për të biseduar me kryetarin e bashkisë, Penço Millkov dhe me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë, Bogdan Bogdanov, rreth parkingut të hapur relativisht kohët e fundit për kamionë afër Ruses dhe për të kërkuar trajtim të barabartë të të gjithë shoferëve dhe kamionëve.

Për Radio Bullgarinë, Ljubomir Stanisllavov nga Automotive Cluster Bulgaria shprehu dëshirën për një bashkëpunim më të rëndësishëm midis industrive automobilistuke të dy vendeve:

Ljubomir Stanisllavov

“Për mendimin tim, e vërteta është se bashkëpunimi mes industrisë automobilistike të Bullgarisë dhe industrisë automobilistike të Rumanisë nuk është i mjaftueshëm. Mund të bëhet shumë më tepër sesa ajo që po bëhet aktualisht. Arsyeja kryesore është se si në Bullgari ashtu edhe në Rumani mbi 90% e investitorëve janë kompani ndërkombëtare. Ato prodhojnë komponentët e tyre ose produktet përfundimtare për kompanitë e tyre mëmë diku në Evropën Perëndimore. Dhe në fakt, bashkëpunimi kryesor bëhet ndërmjet kompanive vendase me pronësi bullgare që punojnë për palët rumune ose anasjelltas. Por me siguri shumë më tepër është e mundur.”

Industria rumune e automobilave është jashtëzakonisht e zhvilluar - me mbi 600 kompani që ofrojnë 230,000 vende pune dhe 30% të eksporteve rumune. Industria bullgare e automobilave gjithashtu është zhvilluar mirë vitet e fundit, por prania e prodhuesve të makinave si Renault dhe Ford në Rumani deri më tani ka pasur shumë pak ndikim në biznesin në Bullgari.

Mendimi mbizotërues në forum ishte se marrëdhëniet bullgaro-rumune kanë një potencial të madh. Megjithatë, u pa gjithashtu se të dy vendet dhe elitat e tyre të biznesit ende mendojnë kryesisht në nivel kombëtar. Takime të tilla janë ndoshta një mënyrë që të dy vendet të mendojnë së bashku për njëri-tjetrin.

Lexoni më tepër:

Fotot: BTA, BGNES, Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë, arkiva personale

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD