Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria pushoi një hetim kundër Bojko Borisov për zhvatje

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Për shkak të mungesës së provave, Zyra e Prokurorit të Qytetit të Sofjes përfundoi hetimin për zhvatjen e dyshuar kundër kreut të GERB Bojko Borisov, ish-ministrit të financave Vlladislav Goranov dhe këshilltares për media të GERB, Sevdelina Arnaudova. Procedura paraprake filloi për shkak të akuzave të shefit të lojërave të fatit Vasill Bozhkov se është shantazhuar. Sipas dëshmisë së Bozhkovit, për periudhën 2017 – fundi i vitit 2019, ai i ka dorëzuar Goranovit rreth 60 000 000 leva /30 677520 euro/, thekson Prokuroria. “Janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme në hetim, por nuk është mbledhur asnjë provë që tregon qartë dhe pa dyshim se B. Borisov, V. Goranov dhe S. Arnaudova kanë ushtruar detyrim ndaj V. Bozhkovit, me qëllim që ai t'u sigurojë atyre para në dorë ose përfitime të tjera dhe të transferojë aksione nga kompanitë e lojërave të fatit në të cilat ai ka aksione", theksoi Prokuroria.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Në mesditë dhe pasdite në shumë vende do të ketë reshje shiu me bubullima. Ka kushte breshëri. Reshjet do..

botuar më 24-05-07 7.05.MD
Rosica Mateva

Përgatitjet për zgjedhjet po ecin normalisht

“Përgatitja për zgjedhjet 2 në 1 po shkon normalisht dhe në kohë”. Kështu ka deklaruar nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva. Sot skadon afati për fshirjen e regjistrimeve të partive dhe koalicioneve. Më 8..

botuar më 24-05-07 4.46.MD

Bullgaria do të furnizojë pajisje për restaurimin e sektorit energjetik të Ukrainës

Ministria bullgare e Energjisë është e gatshme ta ndihmojë Ukrainën të rivendosë sistemin e saj elektrik, i cili u dëmtua nga veprimet ushtarake të Rusisë. Kështu tha ministri në detyrë i energjisë, Vladimir Malinov, në një video-konferencë me homologun..

botuar më 24-05-07 3.56.MD