Në qytetin e Slivenit, Bullgari Juglindore, është organizuar ekspozita vetjake e artistit Velin Dinev me rastin e 85 vjetorit të tij, njofton qendra për shtyp e bashkisë së qytetit. Prej më shumë se 40 vitesh artisti shquhet për sukseset e tij në fushën e batikut dhe pikturës. Ai ka pasur paraqitje të shumta solo dhe në ekspozita të përbashkëta në Bukuresht, Berlin, Budapest, Paris dhe Londër. Në dekadën e fundit, piktori prezantoi një sërë ekspozitash vetjake në Sliven, ku jeton dhe punon.
Punimet e tij janë në pronësi të koleksionistëve nga Gjermania, SHBA, Franca, Anglia, Austria, Kina dhe Rusia. Ekspozita prezanton piktura nga periudha të ndryshme, ndër to janë "Stinët", "Stinët e Vivaldit", "Pema e gjelbër", "Pema e kuqe", "Hapësirat", "Urat" dhe "Zogu". Në vitin 2018, Velin Dinev u bë fitues i çmimit të madh "Sirak Skitnik" i dhënë nga ekspozita kombëtare-konkurs për Ditën e Shën Dhimirit në festën e Slivenit. Sivjet ai u nderua me çmimin për pikturë nga i njëjti forum.
Foto: Bashkia e Slivenit, galeria "Maj"
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..
A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..
Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..
"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri."..