Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Foto: BNR Bllagoevgrad

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e saj Svoge dhe filloi të kërkonte dikë që t'i qepte një kostum tradicional kombëtar duke përdorur teknikat e vjetra të 100 viteve më parë. Por ajo nuk gjen një të tillë, kështu që vendos të bëjë vetë një kostum. Ajo zgjedh atë të Kjustendillit sepse bie në dashuri me të me shikim të parë kur viziton muzeun vendas. Kështu, pas studimeve të gjata dhe një pune shumë të madhe, Madlen arriti të rikthejë teknologjitë e harruara të 100 viteve t fundit dhe të "çkodonte" simbolikën e lashtë të koduar në veshjen e Kjustendillit.


Rezulton se Saya do të thotë hije, një imazh i trupit tonë delikat. Prerja primitive jep arsye për të besuar se Saya është një lloj veshjeje shumë e vjetër e krijuar në kohët e lashta. Përparësja është në dy ngjyra - e kuqe ose portokalli. Por këto ngjyra nuk janë të rastësishme, sepse kanë shërbyer si një lloj mburoje për disa epiqendra energjetike që korrespondojnë me këto ngjyra. Dhe me shume:

“Paftat mbrojnë gjithashtu fushat energjetike, si dhe ogërleça (kështu quhet pjesa e sipërme e sukmanit) në formën e dy duarve afër njëra-tjetrës. Ky është një simbol i krijimit, sepse rrethon zemrën, ku është selia e shpirtit. Në ballë vihej një monedhë e artë, e cila gjithashtu e ka një simbolikë. Në kokë nuset mbanin trëndafila, që do të thoshte se ishin gati për martesë. E gjithë kjo u përcoll brez pas brezi, dhe njerëzit as që pyesnin pse ndodhte kështu, duke përfshirë ketu edhe simbolet me nënkuptimet e tyre. Sepse ata besonin shumë në atë që paraardhësit e tyre linin pas, "thotë Madlen Bozhillova Amin në një intervistë për BNR-Bllagoevgrad.

Iu deshën 4 vjet dhe shumë përpjekje derisa të zotëronte të gjitha teknikat në krijimin e kostumit autentik të Kjustendillit. Në të, paraardhësit tanë endnin fije prej ari, argjendi dhe mëndafshi të vërtetë. Pjesa më e vështirë ishte bërja e zbukurimeve të arta të të pasurve (tipi filigran). Ajo duhej të merrte një copë të vogël me sërma të vjetër në një laborator për të kuptuar saktësisht se çfarë përmbante:


"Dhe rezulton se në thelb ka një fije pambuku dhe mëndafshi, rreth së cilës është mbështjellë një fije argjendi në mënyrë spirale dhe ky është ornamenti prej argjendi. Sërmaja prej argjendi është shkrirë në një banjë prej ari 24 karatësh. Disa nga gajtanet janë me lesh dhie.” Edhe për nuset bëheshin çorape me lesh dhie, ua jepnin ditën e dasmës dhe kur hynin për herë të parë në shtëpinë e re duhej t’i vishnin – kjo i mbronte ato nga syri i keq”, thotë Madlen Bozhillova Amin.

Ajo kujton se si i sollën rastësisht vezët e krimbit të mëndafshit dhe filloi të kultivonte fshikëza mëndafshi. “Këtu në mal kam të njohur që rrisin dhen, më japin lëkura, ato lahen, pastrohen, tjerren dhe prej tyre bëhen gajtane dhe thuret një përparëse në tezgjah horizontal”, shpjegon Madlen.

"Klientët filluan të më sjellin kostume të tjera për të bërë - aktualisht jam duke bërë një kostum maqedonas. Dhe tani dua t'ua kaloj gjithë këtë trashëgimi njerëzve të tjerë. Për këtë qëllim kam një ide që të organizoj trajnime disa herë në vit duke marrë me qira një shtëpi të vjetër dhe atje t'i mësoj njerëzit se si të rrisin insektet, si të tjerrin leshin, si të bëjnë gajtane me dorë, duke përfshirë gajtane mëndafshi, të cilat ka një kohë të gjatë që nuk prodhohen", tregon ëndrrën e saj, Madlen Bozhillova Amin.

Këtë vit, bullgarja mori pjesë edhe në një festival ndërkombëtar të artizanatit në Uzbekistan, ku shfaqi me krenari trengjyrëshin bullgar dhe prezantoi kostumin popullor të Kjustendillit.

Lexoni më tepër:

Fotot: BPR Bllagoevgrad, Organza - Bllagoevgrad, Bashkia Svoge

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD