Bullgaria, Turqia dhe Rumania nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për pastrimin e përbashkët të minave lundruese në Detin e Zi, të cilat ranë në zonën ujore për shkak të luftës në Ukrainë. Misioni do të sigurojë transportin ujor. Minapastruesit do të patrullojnë zonën deri në fund të kufirit detar të Rumanisë në Detin e Zi. Veprimet do të zhvillohen kryesisht në ujërat territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike të vendeve pjesëmarrëse. Autoriteti ekzekutiv për vendimmarrjen, menaxhimin, konsultimin dhe drejtimin e operacioneve do të jetë Komiteti i Grupit Detar Ushtarak për Pastrimin e Minave, i përbërë nga shefat e Forcave Detare të tre vendeve.
Grafiku i kryerjes së operacioneve në zona të caktuara do të specifikohet nga Komiteti për 4 periudha prej 15 ditësh në një vit kalendarik, transmetuan BTA dhe BGNES.
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën me eksportin e energjisë elektrike dhe pajisjeve për kompanitë e saj energjetike, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Berlin, përpara një konference mbi rimëkëmbjen ekonomike të vendit të sulmuar. Firmat..
Ditën e mërkurë do të jetë me diell deri në mesditë. Më pas do të mbajë vranësira vende-vende në veri të Bullgarisë dhe në male me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu edhe në juglindje. Ka kushte breshëri. Temperaturat..
“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar të mbajtur më 9 qershor me 100% të protokolleve të numëruara..
Përfundoi riparimi i planifikuar vjetor i njësisë së pestë të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, njoftuan nga termocentrali. Njësia u..
Të martën do të mbajë sërish mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Përqendrimi i pluhurit të Saharasë nga veriu do të ulet...