Presidenti Rumen Radev diskutoi me krerët e shërbimeve për mjedisin aktual të sigurisë në rajonin e Detit të Kuq, njoftoi BTA. Në takim u vlerësuan rreziqet e përshkallëzimit të tensionit në rajon dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e situatës lidhur me qytetarët bullgarë, pjesë e ekuipazheve të anijeve "Galaxy Leader" dhe "Ruen" të rrëmbyera në fund të vitit 2023. Gjithashtu u diskutua për situatën në Lindjen e Mesme, problemet e anijeve, veprimet diplomatike dhe koordinimi me partnerët e vendit për të garantuar sigurinë e qytetarëve bullgarë në rajon.
Takimi vjen pas fillimit të sulmeve nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër objektivave ushtarake të husëve në Jemen në përgjigje të sulmeve të grupit ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot do të mbahet ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe ministri i energjetikës Vlladimir Malinov. Në..
Ekspozita ndërkombëtare Bulmedika/Buldental/Derma dhe Estetika 2024 hapet në Qendrën Inter Ekspo të Sofjes. Forumi, i cili do të zgjasë deri më 31 maj, mbledh 180 pjesëmarrës nga 12 vende në tre kontinente. Mjekësia estetike dhe dermatologjia do të jenë..
Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..
"Rrugë të mbarë për në shtëpi, mbreti Ferdinand" - nën këtë titull, shërbimi për shtyp i qytetit gjerman të Koburgut tregoi për shërbimin solemn të..
"Të gjitha vendet anëtare të NATO-së në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshirë në luftën në Ukrainë - duke ofruar inteligjencë, shënjestrim,..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12°, në Sofje 10°. Pas mesditës do të mbajë vranësira në vend. Do të ketë..