Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov

Dafo Trendafillov
Foto: YouTube

Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik.

Dafo Trendafillov filloi të luante gajde kur ishte vetëm 14 vjeç, duke zhvilluar stilin e tij karakteristik autentik të performancës. Kur në vitin 1971 u hap Shkolla Kombëtare e Arteve Popullore në Shiroka Llëka, ai u bë mësuesi i parë i gajdes.

I njohur edhe si mjeshtër i gajdeve, Dafo Trendafillov la pas mbi 800 gajde kaba. Mori pjesë në role episodike në filmat "Fundi i këngës", "Kapiteni Petko Vojvoda" dhe "Koha e ndarë".

Lexoni më shumë për frymëzuesin e gajdexhinjve në botimin mnga koleksioni i Radio Bullgarisë: "Për gajdexhiun legjendar nga krahina e Rodopeve Dafo Trendafillov - me shumë dashuri dhe admirim".

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 11 maj, kisha nderon vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi

Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi , krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik. Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të Rilindjes..

botuar më 24-05-11 7.10.PD

Qytetet Perushtica dhe Bjalla Çerkva shënojnë përvjetorin e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876

Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..

botuar më 24-05-10 12.18.MD

Fillon Java e Ndritshme

Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..

botuar më 24-05-06 10.42.PD